Lbër i ri

"Vepra e plotë e Vasko Popës"

ALBAS sjell në shqip të gjithë veprën e Vasko Popës, e përkthyer nga Ben Andoni. Një punë e vështirë disavjeçare, e cila ka përfshirë shumë krahasime dhe konsultime, por edhe analiza për të sjellë poezinë e tij tejet të vështirë.

ALBAS sjell në shqip të gjithë veprën e Vasko Popës, e përkthyer nga Ben Andoni. Një punë e vështirë disa vjeçare, e cila ka përfshirë shumë krahasime dhe konsultime, por edhe analiza për të sjellë poezinë e tij tejet të vështirë.


Nuk dihet pse ka një cikël kaq të madh për lojën në poezinë e tij. Nuk dihet edhe se çfarë mendonte në angushti të e veta dhe as se çfarë e frikonte më shumë. Nuk dihet dhe çfarë synonte. Nuk dihet. Nuk dihet pra. Të paktën, Vasko Popa, vetë, nuk na e jep kurrë këtë mundësi. Dimë, ama mirë, se poezia e tij të jep një dridhmë, që pak kush nga kolegët e tij ballkanas mund ta transmetojë. Këtë, e dimë mirë. Ne, njerëzit.


Vasko Popa duhet të ketë qenë i ndërgjegjshëm për të gjitha këto. Edhe për veten e tij. Ndaj, nuk rendte që të ishte personazh. Personazhet ishin te poezia e tij. Me shqetësimet. Dyshimet dhe ankthet. Poezia duket se ka qenë vendi ku ai derdh helmin e frikshëm të ankthit të tij. Një ankth ekzistencial mbuluar nga një poezi moderne, të hapur ndërkohë për kritikët e ndryshëm që vështrojnë me optimizëm një brez të ri shkrimtarësh në vitet e pasluftës në ish-Jugosllavi. Por, ky provincial ende s’ka ardhur kohë të shprehet. Një cikël i tërë poezish, ku në thelb janë lojëra popullore, mbulojnë një art jo të zakonshëm. Ankthi i lojës, i njeriut që do të futet tinëz për “të vjedhë” diçka nuk shkon dot, nëse ti rri zgjuar. Ti godet dhe pret, por kujdes tabanin vendose thellë, thotë me ‘gojën’ e një vargu t’vet Popa. Poeti largohet dhe shkon të shkojë në vrimëzat e tjera “të lojës”, ku pret dikush tjetër t’i rrëmbejë ankthin e tij dhe ku me sy kureshtarë e ndjekim dhe ne. E ndjekin. E ndjekim. Ai largohet. Qetazi. Por, na kujton shpesh se jeta është një lojë e madhe, që duhet luajtur me kujdes.


Vasko Popa është një nga themeluesit e Akademisë së Arteve dhe Shkencave të Vojvodinës, themeluar më 14 dhjetor 1979 në Novi Sad. Ai është fituesi i parë i Çmimit “Branko” për poezinë, themeluar në nder të poetit vendas Branko Radičević. Në vitin 1957 meritoi një çmim tjetër për poezinë, çmimin e ashtuquajtur “Zmaj” në nder të poetit Jovan Jovanović Zmaj. Më 1965 mori dhe një çmim shtetëror austriak për letërsinë evropiane. Kurse më 1976 iu akordua dhe çmimi “Branko Miljković”, të cilit më 1978 iu shtua edhe urdhri i shtetit jugosllav AVNOJ. I fundit vlerësim ishte ai i vitit 1983, kur do i jepej çmimi letrar “Skender Kulenović”.


Përktheu librin: Ben Andoni


Blini online librin që dëshironi duke klikuar në www.librarialbas.al


(Portali Shkollor)

731 Lexime
2 vjet më parë