Njoftimi

Viti i ri akademik 2019-2020, universitetet hapin dyert më 14 tetor

Të hënën më datë 14 tetor fillon viti i ri akademik 2019-2020. Ndërsa ai është caktuar të përfundojë më 30 shtator të vitit që vjen.

Të hënën universitet në mbarë vendin nisin vitin e ri akademik 2019-2020. Njoftimi në fakt është bërë më herët nga Ministrja e MASR, Besa Shahini, me futjen në fuqi të urdhrit n.330 datë 07.06.2019, për fillimin e punës së institucioneve të arsimit të lartë. Nga 23 dhjetori 2019, deri në 3 janar 2020, është caktuar periudha e pushimeve për ndërrimin e viteve. Në këtë urdhër thuhet gjithashtu se mësimi për studentët do të përfundojë më 30 shtator 2020

Por se sa do të jetë numri i studentëve të cilët do të ulen për herë të parë në auditorët e universiteteve, kjo do të mësohet fill pasi institucionet publike të arsimit të lartë të përfundojnë regjistrimin e kandidatëve fitues.  Po kështu do të mësohen edhe degët më të preferuara nga të rinjtë që kanë vendosur të ndjekin studimet në vendin e tyre. 

Ndërkaq, risia për këtë vit duket se qëndron në faktin se, studentët të cilët do të zgjedhin të sistemohen në konvikte do të mund të gjejnë kushte më të mira. Të paktën kështu është njoftuar nga Ministria e Arsimit Sportit dhe Rinisë. Rreth 10,200 studentë do të mund të gjejnë infrastrukturë më të mirë në godinat e konvikteve në Tiranë, Elbasan, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër. Sipas MASR për investimet janë shpenzuar rreth 600 milionë lekë. 


(Portali Shkollor)

792 Lexime
1 muaj më parë