“Tirana Art Fest”

Talentet e shkollës sonë në gjysmëfinalen e “Tirana Art Fest”

Grupi përfaqësues i gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në projektin “Tirana Art Fest” është kualifikuar për në gjysëmfinale.

Grupi përfaqësues i gjimnazit “Andon Zako Çajupi” në projektin “Tirana Art Fest” është kualifikuar për në gjysëmfinale.

Në këtë projekt marrin pjesë 14 gjimnaze publike të Tiranës. Aktiviteti organizohet nga organizata Liburnetik dhe Bashkia e Tiranës nëpërmjet drejtorisë së Rinisë. Vizioni i këtij projekti është zhvillimi i kreativitetit dhe aftësive interpretuese tek të rinjtë e moshës 15-19 vjeç. Forma e zhvillimit të projektit do jetë në trajtën e një gare artistike konkuruese mes gjimnazeve në realizimin e minispektakleve. Çdo shkollë do të ketë në strukturë performancë në 4 disiplina: muzikë, kërcim, teatër dhe multimedia.

1,522 Lexime
7 vjet më parë