Angli

16-vjeçari krijoi web-site për ruajtjen e parave

16-vjeçari Mohammed Ali, deri tani ka fituar më shumë se 40 mijë dollarë pasi krijoi një video-lojë dhe një aplikacion financiar për smartphone-t.

Një nxënës shkolle në Angli ka refuzuar 5 mln dollarë nga disa investitorë që i kërkuan t’i blejnë web-site e krijuar nga vetë ai në dhomën e gjumit, për arsye se shpreson të bëjë më shumë para.

16-vjeçari Mohammed Ali, deri tani ka fituar më shumë se 40 mijë dollarë pasi krijoi një video-lojë dhe një aplikacion financiar për smartphone-t.

Adoleshenti nga Yorkshire, tani pritet që sëbashku me partnerin e tij të biznesit Chris Thorpe t’i vendosin një çmim web-site të krijuar dhe thotë që nuk ka rivalë në llojin e sajtit që ka shpikur.

Ali thotë se dyshja u takua gjatë një konferencë në Londër ku diskutohej për investimet dhe se ata pretendojnë që të fitojnë më shumë para nga ky web-site.

“Oferta na erdhi në dhjetor, pak para Krishtlindjeve, por e refuzuam dhe arsyeja kryesore që e bëmë këtë është se nëse teknologjia vlen miliona sot, imagjinoni se sa e vlefshme është po të përdoret nga njerëzit. E kuptoj që është një rrezik i madh për mua, por dua që kjo të jetë diçka e imja, që të mbajë firmën si krijimi im”.

570 Lexime
3 vjet më parë