Darka në familje

5 hapa për të darkuar pa drama

Jo çdo vakt është perfekt dhe fëmijët duhet të mësojnë të jenë fleksibël, kuriozë, të sjellshëm dhe të mirëushqyer. Këto mësohen në tavolinë.

“Cili ushqim është për fëmijët?” Pyeti i ftuari ynë teksa endej në kuzhinën tonë.


Gjithçka që unë mund të bëja ishte ta shikoja në sy, por pa mundur t’i kthej një përgjigje.


Bashkëshorti im dhe unë po organizonim një darkë familjarë dhe kishim të ftuar miqtë tanë bashkë me fëmijët e tyre. Ne nuk ishim ende në të njëjtin stad me ta, unë prisja fëmijën e parë në atë kohë dhe isha tërësisht e painformuar për “darkën alternative” për fëmijët.


“Emmm, pulë”; - mendova. “A nuk hanë darkë si gjithë të tjerët edhe fëmijët?”

Më pas, mësova se unë duhej të kisha gatuar makarona për fëmijët, të spërkatur me pak djathë dhe ndoshta pak gjalp, por kjo e fundit vetëm për fëmijët që e pëlqejnë gjalpin; në të kundërt ata nuk do të hanë.


Kjo ishte rraskapitëse!


Ku qëndron problemi teksa duam të përgatisim një darkë të veçantë?


Vitet kaluan, unë tani jam nënë e katër fëmijëve të vegjël. Unë jam kuzhinierja kryesore, blerësja e ushqimeve, planifikuesja e menusë, paketuesja e drekës, "prodhuesja" e mëngjesit dhe i të gjitha ushqimeve në shtëpinë tonë. Çdo vakt është përgjegjësi e imja. Ndoshta do të ndihesha ndryshe nëse burri im do të gatuante, por unë dyshoj se do ta bëjë ndonjëherë. Përveç të qenit një kuzhiniere, gjithashtu unë jam një person i vetëm.


Gjëja e fundit që dua të dëgjoj në tavolinë është një ankesë.


Jo sepse jam e lodhur, edhe pse në të vërtetë jam. Jo sepse është e vrazhdë, megjithëse me siguri është. Por për shkak se unë shoh tavolinën e familjes si pasuri të patundshme për t'u mësuar fëmijët tanë gjërat më të rëndësishme të jetës.


Nuk duhet të mashtrojmë veten duke krijuar vakt të veçantë për gjithsecilin në bazë të preferencave të tyre individuale, sepse jemi ne ata që do të humbasim. Ne mund të kujtojmë darka kur jemi të detyruar të hamë perime, por unë besoj se është e mundur të ndërtojmë karakterin nëpërmjet rregullave. Darka është vendi i përsosur për të nisur e për të krijuar karakterin e një fëmije.


Të gjithë duhet të mësojnë se: Kur dikush merr përsipër të gatuaj një vakt për të gjithë familjen, mënyra e vetme për të nisur një bisedë kur jemi ulur rreth tavolinës për të ngrënë ushqimin është duke thënë: “faleminderit”. I njëjti rregull zbatohet edhe në situata të tjera të ngjashme kur dikush përgatit diçka për fëmijët e mi. Nëse gjyshja ju ka qepur për orë të tëra që ju te keni gati kostumin që veshët për Hallowen duhet të thoni: “faleminderit”.

Kjo nuk do të thotë se zhgënjimi është një krim.

Jo.

Zhgënjimi dhe “kushëriri i saj”, siklet, janë pjesë e jetës. Por unë dua që fëmijët e mi të kuptojnë dhe të dinë të jenë mirënjohës. Këtë orë, orën e darkës, që është ora ime, dua që ata të mësojnë e jo të jenë të lirë për shkak të paaftësisë time për të menaxhuar. 


Jeta nuk është një ditëlindje. Ju nuk mund të zgjidhni elementë të veçantë çdo ditë e vetme. Ndonjëherë një darkë është e shijshme. Ndonjëherë nuk është. 


Përgatitja dhe ngrënia në tryezë bashkërisht mund të jetë një provë për fëmijët. A do jenë ata në gjendje të kuptojnë mesazhet që ti dëshiron të transmetosh? Kjo është tërësisht në dorën tënde. Shpërblimi është një darkë e qetë familjare dhe kjo është një ëndërr që ju mund ta bëni realitet.


5 hapa për të darkuar pa drama


1. Mundohuni të përgatisni vakte që kanë dy produkte të ndryshme, për shembull pulë dhe perime ose supë patateje dhe sallatë. Secili duhet të hajë nga të dyja gjërat.

2. Komentet e tjera përveç “faleminderit” dhe “sa e mirë!” duhet të shpërfillen. Fëmijët duhet të mësohen të përballojnë zhgënjimin dhe ju mund t’i ndihmoni ata që nga tavolina duke mos hyrë në lojë frustrimi ping-pongu dhe duke u mësuar të thonë “faleminderit”.

3. Vetëm pasi të ketë mbaruar racionin që ka në pjatë, mund të kërkojë për më shumë.

4. Nëse po provojnë diçka që nuk është gatuar më parë, mund t’ju kërkoni mendimin se si iu duket pa iu lënë alternativën që të thonë: “sa e shpifur!”. Kërkojeni opinionin e tyre me nota ose me alternativa.

5. Përqendrojeni bisedën në një temë tjetër, larg ushqimit. Flisni për cilësitë e mira të njëri-tjetrit, për ndodhitë e ditës etj. 


Për të respektuar preferencat e fëmijëve tuaj, bëni këto pyetje:


“Çfarë do ju pëlqente të hanit një darkë këtë javë?” “ Keni ndonjë ide për mëngjes special këtë javë?” “Po shkoj për pazare, keni ndonjë ide darke të shijshme për javën që vjen?” 


Jo çdo vakt është perfekt dhe fëmijët duhet të mësojnë të jenë fleksibël, kuriozë, të sjellshëm dhe të mirëushqyer. Këto mësohen në tavolinë.


(Albina Hoxhaj, Portali Shkollor)

2,223 Lexime
6 vjet më parë