Aktivitet

Aktivitet për nxënësit e klasës IV për njësinë mësimore Prodhimet Bujqësore, përgatitur nga mësimdhënësja Dardana Veliu

Dardana Veliu, mësimdhënëse në SHFMU “Kongresi i Manastirit”, ka realizuar aktivitetin “Një buqetë me lule” në kuadër të lëndës Punëdore.

Fusha kurrikulare: Jeta dhe puna

Lënda: Punëdore

Njësia mësimore: Prodhimet bujqësore

Klasa: IV/1

Aktiviteti: “Një buqetë me lule”



Materialet e nevojshme:

Letër me ngjyra 

Markerë ose ngjyra druri

Hamer

Ngjitës

Fjongo



Në këtë aktivitet nxënësit formuan nga një kokë luleje, në brendinë e së cilës vizatuan një pemë apo perime të preferuar, ndërsa në petalet e tyre ata shkruan për shijen, ngjyrën, formën, përbërjen dhe rëndësinë e tyre.


Mësimdhënësja Veliu tha për Portalin shkollor se në këtë mënyrë nxënësit arritën të mësojnë më shumë për pemët dhe perimet, të rrisin vetëbesimin, si dhe mësuan për shijet e ndryshme dhe të njëjta brenda klasës.


Më poshtë gjeni foto të realizuara gjatë aktivitetit. 



Nga: Dardana Veliu, mësimdhënëse në SHFMU “Kongresi i Manastirit” në Podujevë

 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

784 Lexime
1 muaj më parë