Seksi dhe të rinjtë

A është turp të flasësh për... ?

Për mendimin tim, edukata seksuale është një nga elementët thelbësore për formimin intelektual, por jo vetëm të çdo individi që është pjesë e një shoqërie në zhvillim. Është esenciale që ne, të rinjtë të ndjehemi të lirë për të komunikuar ...

Nuk janë të pakta rastet kur në takime me miqtë tanë, familjarët, njerëz të zakonshëm me shumë dëshirë kërkojmë t'u tregojmë për rrënjët tona, Shqipërinë, por çuditërisht habitemi sesa e vështirë gati dhe qesharake është kur përballemi me një pikë të vockël në hartën e madhe të botës. Ndiejmë krenari në momentin që arrijmë të vendosim gishtin diku dhe të themi me plot gojë kjo është Shqipëria ime. Në koncept vendi ynë mbetet një komb i vogël dhe i lashtë, por në përmbajtje është produkti i një brezi të ri që përfaqëson vazhdimësinë e jetës. Është domosdoshmëri të kuptojmë se sa e rëndësishme është të sjellim në jetë një filiz të ri që do të lërë gjurmët e tij dhe t'i mësojnë ata për të lulëzuar në një rrugë të sigurt për të ardhmen. 


Për mendimin tim, edukata seksuale është një nga elementët thelbësore për formimin intelektual, por jo vetëm të çdo individi që është pjesë e një shoqërie në zhvillim. Është esenciale që ne, të rinjtë të ndjehemi të lirë për të komunikuar rreth atyre temave që për prindërit tanë kanë qenë tabutë më të forta shoqërore. Të flasësh rreth seksit, të kesh kuriozitetin për të njohur trupin tënd nuk është më një tabu apo një fjalë "turpi". Pasi jeta është gjithmonë në lëvizje dhe në përballje të fenomeneve të reja dhe sfiduese që kërkojnë një brez të ri të mirëinformuar dhe të mirë edukuar për t'ia dalë mbanë çdo lloj situate të vështirë, qoftë të pashmangshme. Në këtë mënyrë në luftojmë çdo herë e më shumë mentalitetin e ndrydhur të shoqërisë shqiptare, luftojmë injorancën me dije dhe përpiqemi të mësojmë të gjithë djemtë dhe vajzat e reja se si të kuptojnë ndjenjat, simpatinë që mund të ushqejnë për dikë, kujdesin që duhet të tregojnë kur hasen me individë që sillen në mënyrë të pahijshme. Por më e rëndësishmja, besoj se është të ndjehemi të lirë dhe të eleminojmë çdo lloj kompleksiteti, paragjykimi dhe barriere që mund të krijojmë kur duam të kuptojmë se çdo të thotë të kesh një jetë apo marrëdhënie seksuale. Komunikimi, hapja me njerëzit e tu të afërt, bashkëbisedimi, ndarja e mendimeve të ndihmojnë të gjykosh me sigurt dhe të ndjehesh i mbrojtur edhe në rrethana kur ke gabuar.


Duke u ndjerë pjesë e shoqërisë sime, unë nuk dua të gjykoj zgjedhjet e askujt, por mendoj se duhet të theksojmë një fakt tepër parimor. Nuk është asnjëherë vonë për të bërë gjërat e duhura prandaj të parandalosh pasojat e diçkaje që mund të lërë plagë në jetën tënde është gjëja e duhur për t’u bërë. Një djalë apo një vajzë 15-vjeçare qoftë një bashkëmoshatari im s’mund të mbajë mbi supë një barrë kaq të rëndë. Është e vërtetë se të gjithë kërkojmë fajin, por faji më i madh është atëherë kur fëmijët, të rinjtë, e ardhmja e një kombi vuan pasojat e një shoqërie të kalbëzuar. Prandaj thelbësorja është të jemi njerëz të përgjegjshëm, por t'i ndihmojmë, t'i mësojmë, t'i edukojmë të rinjtë e vendit tonë që të mos shkelin në gropat e mentalitetit të vjetër. 


(Gers Ruci, Portali Shkollor)

299 Lexime
3 muaj më parë