550-vjetori i vdekjes së Skënderbeut

Aktivitet në shkollën “31 korriku” në Burrel

Klasa e pestë në shkollën “31 korriku” në Burrel realizoi një aktivitet në kuadër të kësaj dite. Nxënësit e klasës së V-B nën kujdesin e veçantë të mësueses Rozana Nuzi interpretuan filmin “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”.

Ky 17 janar shënoi 550-vjetorin e vdekjes së Skënderbeut, përfaqësuesi më konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese mesjetare shqiptare që udhëhoqi me vendosmëri frontin e luftës së shqiptarëve kundër vendosjes së sundimit osman.


Klasa e pestë në shkollën “31 korriku” në Burrel realizoi një aktivitet në kuadër të kësaj dite. Nxënësit e klasës së V-B nën kujdesin e veçantë të mësueses Rozana Nuzi interpretuan filmin “Kthimi i Skënderbeut në Krujë”.


Nxënësit u veshën me veshje kombëtare, u përpoqën të ndërtojnë skenën ashtu siç ishin kushtet në atë kohë dhe përcollën emocione nëpërmjet interpretimit. 


Portali Shkollor sjell për ju disa foto nga aktiviteti.

(Portali Shkollor)

3,159 Lexime
6 vjet më parë