Bullizmi

Aktivitet për nxënësit e klasës II rreth bullizmit, përgatitur nga mësimdhënësja Edona Berisha - Rexhepaj

Edona Berisha - Rexhepaj, mësimdhënëse në SHFMU Shaban Idrizi” në Mitrovicë, ka realizuar një aktivitet për njësinë mësimore Filmat Vizatimorë, në kuadër të lëndës Edukatë Figurative.

Mësimdhënësja Berisha tha për Portalin shkollor se për këtë aktivitet, nxënësit kanë shikuar filmin vizatimor “Rosaku i shëmtuar”, me të vetmin qëllim që të bëhet sensibilizimi i nxënësve rreth dukurisë së bullizmit. Si prioritet kishte t’u jepte nxënësve mesazhin shumë të rëndësishëm se si nuk duhet t’i përqeshim të tjerët për pamjen e jashtme apo për veçori të tjera.



Në fund të aktivitetit nxënësit dolën në përfundimin se bota është më e bukur me praninë e njëri-tjetrit, dhe fjalët dhe sjelljet e mira na bëjnë të lumtur të gjithëve. 



Më poshtë gjeni foto të realizuara gjatë aktivitetit. 



 Nga: Edona Berisha - Rexhepaj, mësimdhënëse në SHFMU “Shaban Idrizi” në Mitrovicë

 

©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

1,958 Lexime
2 vjet më parë