ORË KREATIVE

Projekt: të ndërtojmë trupin e njeriut

Mësuesja e fillores Rezarta Dushi, nga shkolla “At Gjergj Fishta”, Gjakovë, zgjedh mënyrën e veçantë për t’i prezantuar fëmijët me trupin e njeriut.

Mësuesja e fillores Rezarta Dushi, nga shkolla “At Gjergj Fishta”, Gjakovë, zgjedh mënyrën e  veçantë për t’i prezantuar fëmijët me trupin e njeriut. Në lëndën “Njeriu dhe natyra”, me njësi mësimore “Trupi i njeriut”, mësuesja orienton nxënësit të ndërtojnë skeletin e njeriut nëpërmjet kunjave të veshëve. Duke përdorur mjete rrethanore, mësuesja tenton ta bëjë mësimin sa më argetues dhe të këndshëm. Secili prej nxënësve ndërton modelin e tij. 


Fëmijët mësuan se gjatë zhvillimit, kockat e trupit të njeriut natyrshëm ngjiten me njëra tjetrën. Trupi i njeriut është struktura e një qenieje njerëzore. Ajo përbëhet nga shumë lloje të ndryshme qelizash që së bashku krijojnë inde dhe më pas sisteme organesh.


Të gjithë fëmijët u mblodhën së bashku për të ndërtuar skeleton e njeriut dhe kuptuan se kocka më e fortë në trupin e njeriut është fëmuri. 


Mësuesja kërkon që fëmijëve t’ua mësojë praktikisht njohuritë, pra njohuritë që ajo i jep teorikisht të gjenë zbatim edhe në praktikë, si mënyra më e mirë e memorizimit të informacioneve. Duke qenë interaktivë me projekte, apo orë kreative, nxënësit shfaqin më shumë interes, na tregon mësueja.

(Përgatiti P.Shtini; Portali Shkollor)

6,672 Lexime
4 vjet më parë