LOJËRA

Zbavitje përmes lëndës së edukimit fizik

Materiali më poshtë u vjen në ndihmë mësuesve të edukimit fizik, për të krijuar orë mësimore të larmishme.


Garë tërheqjeje:

Kurriz më kurriz. Të dy kapin me dorën e majtë, këmbën e djathtë të partnerit ose anasjelltas. Kush mund ta tërheqë njëkohësisht partnerin përtej një vije?


Variante:

Po e njejta gjë, por me fytyrë nga njëri-tjetri mund të shtyjnë ose të tërheqin

Kurriz me kurriz: Dy partnerë të një gjatësie mbështeten në kurrizin e njëri-tjetrit dhe ulen bashkë derisa gjunjët të formojnë këndin (90°) dhe ngrihen sërish lart. Krahët nuk lidhen me njëri-tjetrin.

– Paracaktohet se sa minuta do të zgjasë loja;

– Ulesh poshtë dhe në këtë pozicion ecën;

– Kalon mbi pengesa;

– Shpik forma të tjera konkurrimi.


Stafetë me shtrëngim duarsh

Femijët vendosen në grupe njëri-pas tjetrit dhe kapen për dore. Fëmijës së fundit i tregohet një numër dhe ai duhet t'ua transmetojë të tjerëve nëpërmjet shtrëngimit të duarve. Grupi nga i cili fëmija i parë e thotë numrin e saktë merr një pikë.


Numra mbi shpinë

Fëmijët vendosen në grupe njëri-pas tjetrit. Fëmijës së fundit i tregohet një numër dhe ai duhet t'ua transmetojë të tjerëve duke e shkruajtur në kurrizin e atij që ka perpara. Ky e ben te njëjtën gjë tek ai që ka perpara. Lojtari i parë thërret atë që ka përpara. Lojtari i parë thërret numrin me zë të lartë. Në qofte se numri i thënë është i saktë atëherë skuadra fiton një pikë. Më pas lojtari i fundit kalon në fillim dhe loja rifillon.


Këpucët e gaztorit

Të gjithë lojtarët heqin këpucët dhe i venddosin këto në një rreth me diameter 3-4 metra në mënyrë të crregullt. Në një distancë prej 25 m vendosen të gjithë dhe nisen pas sinjalit nisu. Kush kthehet sërish tek linja e startit me këpucët e veta është fitues.


Semafori

Një fushë loje rreth 15 m x 15 m. Katër grupe njësoj të fortë rreshtohen secili prapa një linje. Në mes të fushës qëndron një polic. Ai cakton dritën jeshile dhe grupi i asaj ane ndërron drejtimin. • Polici lëshon dritën jeshile në drejtime të ndryshme. Grupet vrapojnë për në anën tjeter. Sipas rrotullimit të policit marrin pjesë të gjitha grupet.


Vëllezërit Siameze

Te gjithë lojtarët lidhen në çifte në këmbët e brendshme. Njërën dorë e hedhin mbi supet e partnerit. Vrapimi i tyre i detyron që të sinkronizojnë hapat për të arritur të kapin ndonje çift tjetër. Nëse një çfit kap një çift tjetër atëherë rolet ndërrohen .


Macja dhe miu

Lojtarët kapen për duarsh dhe formojnë një rreth. Në mes të rrethit qëndron miu dhe jashtë tij qëndron macja. Miu vrapon macja e ndjek, here brenda rrethit e herë jashtë rrethit. Lojtarët e rrethit mbajnë anën e miut dhe sa herë që miu do të kalojë ndërmjet tyre ato i ngrenë duart që miu të kalojë sa me kollaj. Në të kundërt ato i ulin duart poshtë dhe afrohen pranë njëri-tjetrit kur macja don të kalojë. Pasi macja e kap miun ateherë zgjidhet një çift tjetër.


Letra ne postë

Lojtarët ulen në formë rrethi dhe vetëm njëri që vrapon rreth tyre hedh pa u vënë re një shami prapa ndonjërit. Sapo tjetri e vë re ngrihet menjëherë dhe vrapon që të arrijë atë që i ra “letra“. Kush arrin i pari vendin bosh ulet. Tjetri vazhdon sërish me shaminë.


Kolibja e qenve

Lojtarët e rrethit të brendshem janë vendosur njeri  përbri tjetrit me këmbët hapur. Ato formojnë kolibet e qenve. Të tjerët që kanë më tepër lojtarë se pjesëtarët e rrethit vrapojnë rreth e qark. Pas sinjalit qente rrethit vrapojnë rreth e qark. Pas sinjalit qente futen brenda kolibeve. Ato që mbeten jashtë qëndrojnë në lojë, por vrapojnë sërish bashkë me lojtarët e ndërruar të rrethit.


Vajtje pa kthim

Një lojtar qëndron në pozicion ulur, këmbadoras ose kalauç. Vrapuesi i parë e kapërcen dhe zë vendin e tij.  Vrapuesi i parë e kapërcen dhe zë vendin e tij. Tjetri vrapon deri tek grupi dhe i pason stafetën me një shuplakë në dorë. Detyrat mund të variojnë, si psh mund të kthehesh tek grupi këmbadoras etj. Gjithashtu mund të kapërcehet mbi pengesa ose të vrapohet.



Stafeta rreth-e-qark

Pesë ose gjashtë persona kapen përduarsh dhe formojnë një rreth. Lojtari numër 1 i çdo rrethi vrapon pas sinjalit nga rrethi i tij në formë rrethore përmes grupeve të tjera për t'u kthyer sërish tek grupi i tij e për t'i dhënë stafetën të dytit. Kush ka mbaruar ulet në tokë që të dallohet se kush skuadër është fituese.



Stafeta me pasime

Skuadrat qëndrojnë në rradhë. Pas sinjalit të drejtuesit, lojtari i parë vrapon deri tek një vijë rreth 6 metra larg. Ai kthehet nga shokët dhe i hedh topin lojtarit të dytë të skuadrës se tij. Ky vrapon sërish për tek vija. Pasimi përsëritet deri sa të gjithë të kenë kaluar nga ana tjetër.

Lojë me zare

Njeri pas tjetrit çdo lojtar hedh zarin e tij në një rreth të madh 20 cm; Distanca e hedhjes rreth 2 m larg. Ai që arrin të fusë zarin në rreth, u merr zaret të gjithë të tjerëve. Ne qofte se ne rreth kanehy q re me shume zare atehere fiton ai qe e ka zarinme prane qendres se rrethit.


Ushtrime te ndryshme shkathtësimi:

-Të nisesh pa marrë vrull;

-Të ndalosh dhe të vazhdosh sërish pa vendosur këmben në tokë;

-Të pedalosh vetëm me një këmbë;

- Një pikë në dysheme ta kalosh me biçikletë e majtas me rrotën e parë dhe djathtas me rrotën e dytë ose anasjalltas;

- Në një kosh në portobagazh të transportosh sende ose lëngje;

- Ecje kermilli (sa më ngadalë që të mundesh).

Kërcim litari

Të dy kërcimtarët vendosen shumë pranë njëri-tjetrit. Kërcimtari ipasmë mban dhe tund litarin dhe të dy përpiqen që të kërcëjnësë bashku. Litari mund ti jepet edhe shokut përpara për ta tundur.


Rrethi kërcimtar

Rrotullo paralel me dyshemenë nje spango ose njëlitar me diçka të rëndë ne spango ose një litar me diçka të rëndë në fund të tij (psh: Këpucë etj)nga qendra e mesit të rrethit të krijuar nga lojtarët.


Palosje litarit

Çdolojtar merr litarin e tij dhe e palos. Përpiqet që të kapërcejëlitarin që mban të tendosur me të dy duart,parsh dhe mbrapsht. Erëndësishme: Litari duhet të kapet nga lart,në mënyrë që të mund të lëshohet kollajnëse ngec këmba.


Hedhje në litar Dy vetë tundin litarinnjëkohësisht dhe të tjerët hyjnë dukeecur brenda litarit, kërcejnë disa herë dhedalin sërish jashtë. Kalimet duhet që tëjenë të rrjedhshme. Për më shumë vështirësi mund të hidheshnga ana e kundërt e rrotullimit.


Tundja e dy litarëve

Dyvetë tundin dy litarë njëkohësisht; dmth njëdorë rrotullohet majtas e tjetra djathtas, dhenjëkohësisht. Kercimtarët duhet të venë rekohën në të cilën nje litar është lart dhe tjetriprek dyshemenë, pastaj duhet të futen sa me shpejt qe Lojra melitar

(Portali Shkollor)

710 Lexime
5 ditë më parë