E veçantë

Arti në borë, krijimtaria e mahnitshme e një artisti anglez

Artisti anglez, Simon Beck, ka bërë emër në botën e krijimtarisë me një lloj të veçantë të artit. Ai krijon forma të ndryshme gjeometrike duke shkelur në mënyrë të kontrolluar mbi shtresat e borës.

Artisti anglez, Simon Beck, ka bërë emër në botën e krijimtarisë me një lloj të veçantë të artit. Ai krijon forma të ndryshme gjeometrike duke shkelur në mënyrë të kontrolluar mbi shtresat e borës.

Për realizimin e disa veprave më të ndërlikuara, ai madje duhet të lëvizë gjithë ditën nëpër borë.

Arti i tij kishte nisur si hobi në vitin 2004, kur kishte krijuar një formë gjeometrike në borë, të cilën më pas e kishte vështruar nga lartësia – teleferiku. Ai mbeti i habitur me pamjen e veprës së tij.

Më pas, për artin e tij kanë raportuar mediat më të njohura ndërkombëtare, ndërsa Simon nuk ka ndërmend të ndalet. Tashmë artin e tij ka filluar të krijojë edhe në rërën e plazheve.

1,429 Lexime
7 vjet më parë