KRIJIM

“Atdheu”, poezi nga nxënësi Glejdis Çibuku

Glejdis Çibuku, nxënës i klasës së pestë në shkollën “Nimete Progonati”, Memaliaj, shfaqi dëshirën për të publikuar në Portalin Shkollor një poezi për atdheun me rastin e festave të nëntorit. Ju ftojmë dhe ju që të bëheni pjesë e “Këndi i nxënësit”.

"Atdheu" 

Atdheu im i dashur

Sa shumë të dua,

Je vendlindja ime,

Më i shtrenjti për mua.

Je më i bukuri vend,

Sa shumë të adhuroj. 

Te ty u linda,

Fëmijërinë po kaloj,

Sa i lumtur ndihem i dashur atdhe.

Të premtoj se edhe kur të rritem, 

Ngado të jem, 

Brenda zemrës time,

Gjithmonë do të kem. 



(Fëmijë ju ftojmë edhe ju që të bëheni pjesë e “Këndi i nxënësit” me krijimet tuaja të ndryshme). 


(Poezi nga Glejdis Çibuku, Portali Shkollor) 

27,542 Lexime
5 vjet më parë