Atmosferë festash

Atmosfera festive ndihet në çdo skaj të kryeqytetit

Tirana është zbukuruar në prag të festave të fundvitit. Çdo rrugë ka marrë tjetër shkëlqim. “Fshati i Festave” është vendi ku takohen të gjithë për të festuar e për të uruar njëri-tjetrin gëzuar!

Tirana po përgatitet për natën më të gjatë të vitit, atë të ndërrimit të viteve dhe atmosfera festive ndjehet kudo në kryeqytetin shqiptar.

Një video e realizuar me dron tregon Tiranën ndryshe, atë pjesë magjike të kryeqytetit që mund ta shikojmë vetëm në kohë festash.

Këtë vit, zbukurimi i Tiranës ka nisur herët, që në ditët e para të muajit nëntor, traditë e ndjekur në shumë kryeqytete të botës. Festat e gjetën Tiranën të ndriçuar me 550 mijë poça dhe 500 yje, kambana dhe topa, atmosferë që e ka sjellë festën më herët në familjet shqiptare.

 20 rrugë që ndjejnë atmosferën e festave, veçanërisht gjatë natës në kryeqytet, një pjesë e të cilave nuk kanë qenë të zbukuruara më parë.

E veçanta e këtyra festave është edhe “Fshati i festës” në sheshin “Nënë Tereza”.

Një pamje të veçantë dedikuar festave të fundvitit ka marrë edhe lulishtja përballë presidencës, ku janë vendosur punime shumëngjyrëshe të realizuara nga një artist italian.

1,954 Lexime
7 vjet më parë