Poezi

"Babi im, heroi im"

Poezi nga Berinika Arsllani kushtuar figurës së babait. Sipas saj, aq shumë sa përmendet vlera e nënës, aq shumë duhet të përmenden dhe sakrificat e babait.

Babi im, heroi im

 

Kam një baba,

Një baba të mrekullueshëm,

Që më konsideron mua,

Njësoj si një kukull.


Vjen në mbrëmje,

Ulet pranë meje,

E kur e shoh atë,

Zemra më çel lule.


Një baba me zemër të bardhë, 

Është babai im,

Një hero që bëhet copë për lumturinë tonë,

Është babai im.


Do përpiqem atë, ta bëj gjithmonë krenar,

Që zemra e tij, të mbretëroj çdoherë,

Sepse një baba i tillë,

Është rrallë sot.


Një baba që më mësoi respektin,

Një baba që më dha edukatën,

Një baba që më mësoi për botën,

Një baba që më mësoi çdo të mirë.


Vlerën e babait,

Mos e harroni kurrë,

Sepse ato janë dritë,

Dritë e ardhmërisë tonë.




Nga Berinika Arsllani

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,732 Lexime
1 vit më parë