“Komunikimi Interpersonal”

Bashkëbisedimi si mënyrë e komunikimit në mes mësimdhënësit dhe nxënësit

Në terminologjitë e reja shkencore ky lloj komunikimi emërtohet si “Komunikim Interpersonal” që prezanton prapavijën teorike dhe aftësinë profesionale të bashkëbisedimit. Komunikimi ndërpersonal po shëndërrohet në shkencë strategjike të edukimit modern.

Bashkëbisedimi në mes Mësimdhënësit dhe Nxënësit konsiderohet si teknika më e avancuar e procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Komunikimi përgjatë bashkëbisedimit bën ngritje dhe zhvillim të dukshëm të mësimdhënies, duke e rritur cilësinë e saj, e të mësuarit të nxënësve, në krahasim me aplikueshmërinë e metodave dhe teknikave të tjera të komunikimit në mes mësimdhënësit dhe nxënësit. Prandaj, bashkëbisedimi konsiderohet si instrument fundamental i komunikimit në mes nxënësve dhe mësimdhënësve. 


Në terminologjitë e reja shkencore ky lloj Komunikimi emërtohet si “Komunikim Interpersonal” që prezanton prapavijën teorike dhe aftësinë profesionale të Bashkëbisedimit. Komunikimi ndërpersonal po shëndërrohet në shkencë strategjike të edukimit modern dhe biseda vendoset përveç si një mjet komunikimi, gjithashtu edhe si teknikë mësimore. Bisedat në shkollë kanë përmasa të konsiderueshme, përkatëse, personale dhe të prekura në çdo bisedë me nxënësit, meqërast mësuesit paraqesin çdo përmbajtje duke përcaktuar marrëdhëniet, duke e menduar veten paraprakisht se si do të ndikonin te nxënësit. 


Metoda dhe teknika e bashkëbisedimit është me rëndësi të veçantë dhe ka për qëllim t'i mësojë nxënësit aftësitë e të mësuarit gjatë gjithë jetës, duke u zhvilluar të menduarit kritik nxënësve. Ajo ka një ndikim të madh në mënyrën se si nxënësit përpunojnë informacionin, zgjidhjen e problemeve dhe bashkëpunimin me të tjerët. Të gjitha këto: aftësitë, njohuritë dhe vlerat lidhen me njëra-tjetrën. 


Bashkëbisedimi Mësues- Nxënës si mënyrë e Komunikimit me Nxënësit:

1. Rrit thellësinë e të kuptuarit të përmbajtjeve Mësimore; 

2. Rrit motivimin dhe Inkurajon pjesëmarrje më të madhe të Nxënësve në Mësim;

3. Zhvillon Qëndrime pozitive ndaj Përdorimit të Materialeve më të fundit të Prezantuara në Mësim;

4. Zhvillon Aftësi për Zgjidhjen e Problemeve, të cilat janë Specifike për Përmbajtjen e të Nxënit; 

5. Siguron Praktikë në Zbatimin e Koncepteve dhe Informacionit.


Friedman Schulz Von Thun (1994) thekson tetë mënyrat e komunikimit:


1. Kërkimi i ndihmës - shprehja personale e pafuqisë duke verbalizuar nevojën për ndihmë;

2. Ofrimi i ndihmës - duke theksuar forcën, duke e informuar të paditurin se ai është i dobët dhe ofron ndihmë;

3. Vetë zhvillimi - duke theksuar dhe kërkuar udhëzime nga të tjerët;

4. Agresioni dhe zhvlerësimi i të tjerëve.


Pra, komunikimi përmes bashkëbisedimit mundëson pjesëmarrjen aktive të nxënësve, bashkëpunimin efektiv, nxit mendimin kritik, përmirëson cilësinë e performancës dhe krijon një klimë të mbështetjes së ndërsjellë Mësimdhënës – Nxënës . 


Shkruar nga: Phd. Can. Besjana Rexhepi 


(Portali Shkollor)

9,773 Lexime
5 vjet më parë