"Besëlidhja e Shqipërisë" poezi nga mësuesja Drita Gjaci Topjana

Mësuesja Drita Gjaci Topjana sjell poezinë "Besëlidhja e Shqipërisë", një krijim që përcjell mesazhe për bashkimin, besën, dashurinë dhe shpresën për atdheun. Përmes vargjeve, ajo shpreh pasionin për poezinë dhe besimin te rinia si forca që mund të ndërtojë një Shqipëri më të mirë.

BESËLIDHJA E SHQIPËRISË

Autore: Drita Gjaci Topjana 



Shqipëri e re, kushtrim i ri,

Rini e re me dashuri.

Qëndrim i ri, fillim i ri,

Besëlidhje për Shqipërinë.



Besëlidhje, Besëlidhje,

frymë e re për Shqipërinë.

Zemra bashkë, dorë për dore,

lidhur me besë, plot dashuri.



Besëlidhje, Besëlidhje,

jetë e re në harmoni.

Besa në Zot na mban të fortë,

Shqipërinë Zoti e shpëtoftë.



Ndalu pak e mendo mirë,

ç'kuptim ka fjala Besëlidhje?

Kush e njeh, e mban në zemër,

kush s'e di, le ta mësojë.



Besëlidhje ishte fillesa.

Besëlidhja është fjalë e mbajtur.

Shtrëngim duarsh, përqafim,

rrugë e drejtë, mirëkuptim.



S'ka egoizëm, s'ka përçarje,

s'ka mallkim e as dëmtim.

Ka respekt e vëllazëri,

ka shpresë për Shqipërinë.



O moj Rini, e bukura Rini,

shpresa jonë je vetëm ti.

Me Zotin përherë në krah,

rrugën tënde Ai e ka.



Lute Zotin o Rini, 

Shpirti i Shenjtë zbritët në ju.

Fjalët e Zotit në buzët tuaja.

Shpallini Lavditë e tij.



Na jep urti, o Perëndi,

na bashko me dashuri.

Na jep mend e na shto dije.

Shqipërinë ta bëjmë më mirë.



Besëlidhje, Besëlidhje,

frymë e re për Shqipërinë.

Kërkoje Zotin o Rini, 

me besë, me zemër e dashuri.



O moj Rini, bukuri e Shqipërisë

Zoti rrugën ta ndriçoftë ty.

Mendjet tona i kthjelloftë,

Shqipërinë Zoti e bekoftë!



© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

120 Lexime
8 orë më parë