Kuvend i pazakontë

Bullizmi në kohë pandemie, trajnim falas për 100 vetë

Për rinj të apasionuar, prindër, mësues, drejtues shkollash etj, vjen një ftesë e veçantë për të marrë pjesë po në një kuvend tepër të veçantë! “Bullizimi në kohë pandemie” është aktiviteti që do të mbahet online më datë 20 dhjetor ku 100 vetëve do u jepet e drejta pjesëmarrëse falas.

Bullizmi është një nga fenomenet tepër prezent në shoqërinë tonë e që veçanërisht ndodh së tepërmi qysh në bankat e shkollës. Për të luftuar këtë fenomen, ndërgjegjësimi është tepër i rëndësishëm dhe asnjëherë i mjaftueshëm. Këtu e kemi fjalën që, aktivitetet në lidhje me të duhet të jenë të vazhdueshme dhe jo vetëm në një ditë të shënuar ndërkombëtare. 


Këtë radhë për të gjithë të rinjtë, prindërit mësuesit, drejtuesit e shkollave etj, vjen një ftesë e veçantë ku do të trajtohet çështja e bullizmit, por në kohën që po jetojmë, në kohën e pandemisë. Komuniteti Egos së bashku me Krahët e Shqipes, më datë 20 dhjetor nga ora 18:00 deri në ora 20.00 (koha e EU) , do mbajë një Kuvend tepër të rëndësishëm dhe me vlerë.


Përgjatë këtij kuvendi i cili do të zhvillohet online do të shtjellohen evidencat, informacionet, kërkimet shkencore më të reja nga fusha e Psikologjisë, informatika si ka ndikuar në psikologji, të cilat mund të aplikohen mejëherë në praktikë.


Ajo çka vlen të përmendet është fakti se, pjesëmarrja në këtë kuvend do t’i ofrohet falas 100 vetave. Mjafton që ju të aplikoni në adresat në fund të këtij artikulli dhe 100 vetat e parë që e kërkojnë apo e cilësojnë se këtë takim dëshirojnë ta bëjnë falas, dëshira do t’u aprovohet.  


Të gjithë̈ do të kenë mundësinë të përfitojnë ndërgjegjësim mbi këtë fenomen shqetësues që e kemi kudo. Do të njihen me shumë personaliteteve të fushave respektive në Itali. Do të ketë demonstrim, informacione të rëndësishme mbi fushat që do trajtohen. Një mundësi për të zhvilluar dhe dalë me platforma paraprake mbi këtë fushë. Ndihmesë në familje, institucione, shkolla,etj. Zgjidhe të shumë problematikave, por shumë më shumë se kaq.

Referuesit në këtë kuvend do të jenë shqiptar por edhe italian, emra të njohur të fushave të ndryshme. Këtu përmendim disa prej tyre, si Albert Gjoka e Frida Vokopola, përkthyes të librave të vjetër mbi gjuhën shqipe dhe historinë shqiptare, të shkruar nga studiues të huaj mbi Shqipërinë siç është “Gjuha e Shqiptarëve të Ksilander”, 1867, “Skënderbeun Princi i Epirit i 1546”, “Golgota e Shqipërisë 1913”. Me kërkimin e veprave të vërteta mbi një pjesë të historisë shqiptare vlerësohet e vërteta dhe hidhet poshtë çdo bullizëm apo negacion i të vërtetave historike apo manipulimeve mbi një popull.

Referuesit e huaj do të jenë Attilio Miani, drejtor dhe themelues i një gazete italiane dhe Luca Bauccio avokat i të drejtave ndërkombëtare të njeriut. 

Z. Miani është një gazetar me një eksperiencë gjatë.  Ekspert i politikave ballkanike dhe bashkëpunimit ndërkombëtar. President i OJQ-së Azzurra Italia, në Bari. Ndërsa Luca Bauccio është ekspert i komunikimit.  Ai ka marrë pjesë në shumë konferenca dhe iniciativa kundër racizmit. Sidomos kundër pakicave myslimane dhe të huaja në veçanti. Ai është i lidhur me Shqipërinë nga bashkëpunimi me komunitetin shqiptar në Itali midis atyre figurave të rëndësishme të medias. 


Të pranishmit në këtë kuvend do të pajisen edhe me një certifikatë. Të gjithë ato/ata që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë Kuvend, duhet të dërgojnë̈ një kërkesë pjesëmarrje në këta e-mail-a për t’u regjistruar, por dhe për çdo paqartësi: [email protected] / [email protected]



Përgatiti për publikim N.Allkja Biçaku 

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,360 Lexime
3 vjet më parë