PROZË

Përmbledhje e “Ferri”-t të Dante Aligerit nga Drita Topjana

Më poshtë do të gjeni një përmbledhje të librit “Ferri” të kryeveprës “Komedia Hyjnore” nga Dante Aligerit, përmbledhje të cilën e ka realizuar Drita Topjana. Proza u vjen në ndihmë kryesisht gjimazistëve dhe të gjithë atyre që e pëlqejnë letërsinë.

Dikur mësuesi i tij kishte qenë i gjallë, dhe ishte një ndër poetët më në zë. Sapo e mori vesh se ai ishte Virgjili, Dantja i thotë se je autori im i preferuar. Fiorentinasi i thotë mësuesit, përpara se t`i hyjë kësaj rruge, më shiko mirë, a kam forcë t`ia dalë apo jo. Por Virgjili i përgjigjet se Zoti ja dha me bujari këtë nder dhe as që diskutohet fuqia jote, sepse Zoti t`i hap vetë rrugët.


Virgjili do ta shoqëronte Danten vetëm një pjesë të rrugës, pasi e kishte të ndaluar që të hynte në qytetin e qiellit, sepse s`e kishte njohur ligjin e Zotit në atë jetë, pra kishte lindur para vitit 1. Në oborrin e mbretit do të shoqërojë Beatriçja, pasi tre të atilla zonja të bekuara, në oborr të qiellit për ty ndërmjetësojnë. Dhe unë erdha me shpejtësi për të marrë, e ta hapa rrugën prej atyre që ta kishin zënë, ku ti në ngushticë kishe mbetë gjithë frikë e tmerr. Fuqia m`u përtri, zemra shpejt guxoi për rrugë, kur dëgjova këto fjalë. Mëshirëmadhja më ndihmoi dhe ti faqebardhë që aq shpejt iu binde. Dëshirën ma shtove që t`i futem kësaj prove, të egër e të rrezikshme pa frikë e ndrojë, dhe u nisëm për rrugë në atë botë të mjerë. Kur kaluam derën skalitë me shkronja të murrme, mësues ç`është kjo e zeza rrugë?, - e pyet Danteja Virgjilin. Isha tronditë aq thellë, sa fytyra ime ishte bërë si dyllë i verdhë. Mësuesi më tha çdo frikë e dyshim me e lënë jashtë, ky është vendi ku do të shohësh mjerimin që të thashë, më zuri për dore dhe buzagaz më futi atje ku ishte bota tjetër. Vaje, kujë, të shara, sa u përlotova në atë ajër të murrmë, gjuhë të ndryshme, mënxyrë, turmë, zemrim, piskamë, përplasje përftojshin një rrotullimë, si rana kur ngrihet prej erës. 


Mësues ç`është gjithë ky vajtim?


Janë ata shpirtërit e zinj të atyre që e kaluan jetën, pa u ndie as për mirë as për keq, frikacakë. As benikë ndaj Zotit, as kundër tij, por strukë më vehte rrinin. 


Qielli i përzë, se dhe bukurinë ja prishin. Ku as edhe me vdekë më nuk shpresojnë, se jeta e tyre e verbër, i ka fshirë nga faqja e dheut pa shenjë, pa duk. Mëshira dhe drejtësia i kanë përbuzë, si do as Zoti, si pranon as i keqi, mos u mjero për këta kopukë pa vlerë në atë jetë.


Mësues ç`janë ata njerëz grumbull, mbështetur në atë breg mënxyrë? Nga larg i sjell Karanti me varkë krejt ata që e patën inat Zotin. Shpirti i mirë këtë lumë kurrë s`e kalon.


Tani a e kupton pse ai u zu me ty, që të mos hipësh në varkë. Në gjumë të rëndë më kishin lënë, që të mos frikësohem, por bubullima e fortë më zgjoi kur e pashë veten, në buzë të humnerës mjerane të zymtë e të thellë, me gjamë e vuajtje pafund, por që nuk shihja asgjë. Tani po hymë në terrin e madh tha mësuesi i terun në fytyrë.

Unë para dhe ti pas meje. E si vij unë kur ti ke frikë për vete, - i thotë Danteja mësuesit.


Është pikëllimi për këta njerëz dhe çfarë ke me pa ti, - i përgjigjet mësuesi, s`e kam nga frika. 


Dhe ja ku jemi në rreth të parë të humnerës, ku vuajtja e tyre ishin psherëtimat e njëpasnjëshme, që dridhnin ajrin, ishin ngashërima fëmijësh, grash e trimash dhe s`guxova ta pyes mësuesin as përse?


Mësuesi filloi të flasë vetë, janë të pafajshëm, por s`mjafton vetëm me ba mirë në jetë, sepse u mungon pagëzimi, një pjesë e fesë ku secili beson.


Kanë jetuar pa lindur krishtërimi dhe unë vetë, jam shok mjerimi me ta. M`u këput dhe mua shpirti, kur pashë sa njerëz të mirë kishin mbetur pezull në atë vend.


Mësues a u ngjit ndonjë nga këta atje lart? Ai e kuptoi ku desha me dalë, dhe tha se s`kisha shumë kohë në atë pezullim, kur pashë një të kurorëzuar që do të vinte në shenjë fitoreje. Atin e parë e kishte nxjerrë nga ai mjerim, pastaj Abelin me Noenë, të bindurin Moisi, që vendosi kanunë  dhe Izraelin me bij e bija. Abram, David dhe Rakelën që hoqi aq vjet. Dhe shumë të tjerë i mori te lumnija. Duke ecur e duke folur nëpër një pyll, pashë një dritë që shkëlqente nga ana jonë, shquheshin disa njerëz plot lavd e nderë të bashkuar. Ata janë ata që lanë emrin mbi tokë u kthye mësuesi. Veprat dhe shembujt e tyre u prijnë njerëzisë, i pari Homeri mbret mbi vjershëtorë, pas vjen Horaci me satirë, Ovidi dhe Lukani me forë. 


Se janë si unë duan të na përshëndesin, e bukura shkollë njerëzit i bashkon, dhe si shqiponja ndër shpend të tjerë dallojnë. Me fol aspak s`përtojnë erdhën na përshëndetën, dhe unë i gjashti isha në atë të madhe dije. Iu afruam dritës në një kështjellë madhështore me bukuri përrallore. Shtatë dyer kaluam dhe dolëm në një selishtë me bar të njomë.


Aty kishte njerëz sy-qetë dhe me një shikim të ngadaltë, e një të madh autoritet, flisnin pak e fjala u rridhte mjaltë. Prej aty zbritëm në kodrishtë në një vend të hapur, përballë ishte një shesh gjelbrimi përgatitur për bukuri.


M`u shfaqën shpirtrit madhështorë, sa akoma jam i mahnitur. Pashë Elektrën me kreshnikë prej Troje, shquhej Hektori dhe Enea, Qezari syshqiponjë, Kamila, Pentelizena, Latini me bijë Lavinën, Bruklin që përzu Turkvinin, Lukrecian, Juljen, Marcjen, Kornelinë, Selahudinin që qëndronte vetëm e pashë. Kur sytë më lart më arrijnë pashë Mjeshtrin e atyre, që dinë ta adhurojnë, dhe së bashku shoshitin filozofinë. Krejt sytë i kanë tek Ai dhe e nderojnë, Sokrati dhe Platini shëndrisin mbi të tjerë dhe më pranë mjeshtrit i qëndrojnë. Pashë Demokritin, Zenonin, Heraklitin, pashë Djoskoridin me një mal bimësh mjekësore, aty ishte Orfeu, Tuli, Lini e Seneka me moral. Euklidin e gjeometrisë, Ptolomeun e me radhë, se të gjithë s`mundem me i thënë, pasi s`kanë fund, nga gjashtë vetë që ishim mbetëm dy dhe u gjenda jashtë, nga ana tjetër e hyrjes ku nuk mund të shihja më asgjë. Ishte një vend më i vogël se rrethi i parë, aty kuptova se në rreth të dytë kisha ra.


Minosi si njohës i hollë i mëkatit sipas fajeve dënonte, pastaj me bishtin e tij të gjatë në skëterrë ua gjente vendin, në rrethin që i takon i lëshonte. Si më pa Minosi filloi të hungrinte, kush po të prin? Por prijësi im ja priti mos ulërij udhën e shkruar mos ia pengo. Në vesh po më vijnë gjamë, uërima e vajtime, siç shungullon deti prej stuhije, furtunë, fishkëllimë, vërtitje, Fuqinë Hyjnore e shajnë, mëkatarët mbas mishi e gjaku gjithë jetën ishin kapë. 


Dashuria që s`lejon mosdashuri mbas hijeshisë së tij, aq shumë më nxiti dëshirën, me e ditë o Zot se ku fillon burimi.


Kur më erdhi mendja që më ishte ikur/hallakatur, e pashë se në rreth të tretë kisha ra,


ku dallgët si furtunë, mallkimi-cingërima si plumbi godisnin. Gjithmonë breshër kokërrmadh, shi i pistë, ajër i zymtë, qelbësirë era vinte sa t`i nxirrte edhe zorrët jashtë.


Cerberi me tre kokë e të gjithë sytë e kuq te dera rrinte roje. Mjekrat pis, barkun sa një mal, sa më shumë ha aq më i uritur duket, me duar e thonj siç ia kërkon puna shpirtërit i rrjep, copë-copë i gris, sa më pa tri gojët m`i hapi dhe dhëmbët m`i tregoi.


Por prijësi im mori një grusht dhe dhe fytyrave të tij ua lëshoj, u struk atje në një qoshe dhe u zbut si qeni pranë një kocke.


O ti që në këmbë po i vjen Ferrit, ndalu pak e më njih. Kur isha gjallë, ti kishe lindur në atë qytet që tani është deri në grykë me smirë. Ç`faj paske bërë që ke rënë në këtë vend, ku vend më të fëlliqur, s`besoj se më kanë zënë sytë. Për faj të grykësisë jam në këtë hale. 


Krenaria, smira dhe koprracia janë pishat që ndezin zemrat si zjarr-breshër mbi dhe.


Kur në atë të këndshme botë ke me dalë, të lutem njerëzisë kujtimin tim kujtoja, kaq desha e sytë çatall, njëri majtas tjetri djathtas i shkuan. Nuk zgjohet më qyqari tha mësuesi, pa i rënë engjëlli borisë, derisa armiku i tij të arrijë te gjyqtari. 


Rrugës përqark jemi duke u sjellur, duke folur plot fjalë, po më mirë fjalët dua për t`i hequr. Hymë në një rreth më të thellë, ku na priti Plutini një armik shumë i keq. Pse faji ynë në tokë aq tmerre ndëshkimi ka?


Në të katërtin rreth ndëshkimi paskemi ra, mësues ç`është ky tërmet?


Kur ishin gjallë atje në tokë nuk kishin mend, se një shpenzim si duhet s`ditën që ta bëjnë, shihe talljen e dytë, ku prej pasurisë, bota, njëri-tjetrit i nxjerrin sytë.


Padituria jonë sa keq po na vret,  pse a na e tha se kush do të na prijë, e ne se lëmë, një fis ngrihet e tjetri ulet, me dijen tonë s`e kundërshtojmë dot, ai fiton, gjykon dhe sundon, si gjarpri fshihet kur do me u ngrit. Dhe priftën, fretën e kardinala, sa koprracë e zuzar, dhe dijen me e njoftë, nuk dinë për t`ua nxënë.


Kur kaluan në rrethin e pestë ishte një gurrë, me ujë të pisët e të turbullt. 


Aty njerëzia ishin në llumë, sepse i kishte vënë poshtë zemërimi, ziheshin me duar e grushta, shkulnin flokët e kokës, kapeshin me njëri-tjetrin, qëndronin poshtë ujit, në llucë e nën llucë, në atë të përbindshme rrugë. Pse erdhe këtu pa kohë i ramë? Unë po vajtoj për të ëmblën jetë në tokë, se s`dita me u sjellë për të bërë mirë në atë botë.


O lumi nëna që ty të lindi, se unë në atë botë isha idhnak e mendjemadh dhe askund mirësi, stoli dhe kujtim të mirë s`lashë, prandaj po e shkoj jetën në këtë batak të zi, se shumë herë mburresha atje se isha mbret, isha i parë e tjetër si unë s`ka.


Tani po e shoh se jam zhyt në llucë porsi derr, e po e shkoj jetën në këtë pusterr,


atje njerëzit nuk ditën atë mjeshtri me ma nxënë. A i puth më dielli sytë e tij me dritë, tani pa shihni për të ardhmen, se për të tashmen s`keni çfarë për të treguar.


Ne i shohim gjërat veç me largësinë, ende na e jep i larti atë dhuratë, por mblidhe mendjen dhe fjalët me kandar. Mësues dhe një dëshirë të fundit, të varrosmit a mundem me i pa? Ja këtu i ke, të gjithë kanë me u vulosë me trupat që secili la në atë anë. O ti toskan që në këtë qytet prej zjarri, i gjallë po shkon duke folur me kaq njerëzi, të lutem ndalu pak te varri, e foluara jote e thotë për bukuri, se të paska lindë nëna jonë fisnike, së cilës kur isha gjallë i dhashë shumë mërzi.


Pas rrethit të pestë vijnë dhe tre rrathë të tjerë, secili më i ngushtë se ato që pas i lamë, e njerëzit si drutë të stivosur janë aty poshtë, prej të zezës dhunë dhe mashtrimit që lanë në atë botë, se njeriut vetëm mashtrimi i vjen për dore dhe më keq fyen Zotin, por veten e ul në atë kërmë erë që vjen prej këtyre rrathëve. E për dhunuesit është ruajtur i gjithë rrethi i parë, që i bie të jetë rrethi i gjashtë, dhuna bie mbi tre vetë, tre rrotullake ka rrethi anembanë.


Kush tjetrin e vret me forcë a me të pathëna, plagë i shkakton, o pasurinë ja shkatërron, kush vret me fjalë a me qëllim plagos, Zoti në rrotullak të parë, rrethi i gjashtë e plandos. Kush vetes e pasurisë së tij vë dorë, kush vret veten dhe pse pendohet, në rrotullak të dytë, (i bie rrethi i shtatë) Zoti e vendos. Si dhe duke mohu apo gënjyer, në shkelm i bie natyrës dhe mirësisë, në kumbarë/lloto  e lë pasurinë e tij, me Zotin tallet dhe vetëm duke llafosë, hipokrizija, lajka e çdo magji, në rrethin më të ngushtë/të tetë Zoti e damkosë.


Besën për të mbajtur, vjedhjen për ta zhdukur, matrapaza, kapo, ganstera larg nga zemra jote, urrejtjen, mërinë mos me i njoftë. O diell që shndrit çdo sy të mjegulluar, sa shumë po dua të mësoj, si në shuplakë të dorës, po ma jep të mirën dije, njohjen në jetë.


“Mirësi Hyjnore na zgjidh atë nyje, që në grykë njerëzimit përherë i ngel. “Filozofija” për kë merr vesh, vetëm njërës anë s`i bihet, natyrës dhe artit vetë i bëni dhunë, kur në kaos pra bie gjithësia”. Ai për të parë se si e kanë pësuar kishte shkuar, dhe rrugën duke ja drejtuar mësuesi i vet, frikën duke ja hequr nga përbindshat gjithandej. Kujdes pllajën, lumi i gjaktë po afron, ku t`u gurgullu rri zi gjithmonë, kushdo që duke vrarë botën jetën shkon. O jetë e verbër, tërbim marrie, që në këtë jetë të shkurtër na çmend kaq thellë, dhe në atë të amshuemen na kallë kaq tmerrë. Pastaj tre vetë na folën ose shigjeta krisi, tha mësuesi ta dëgjojë Kirani rrugën të na hapi, ky është ai Nesi që vdiq për të bukurën Dejamirë dhe e pagoi veten para se të vdesi, tjetri është Kirani i madh që Akilin e kishte rritur, tjetri është Foli një zemërim-pështirë, që shkojnë të tre bashkë rreth këtij lumi, duke gjuajtur shigjeta që kokën lart të mos e nxjerrin, ata që në gjak jetën tjetrit në atë jetë kanë larë. Dhe ja ku hymë në një rrotullak më të ngushtë/të nëntë, ishte një pyll i murrmë pa fund pa krye, aty asnjë pemë jeshil nuk po e shoh, veç shkarpa, ferra, ofshamë e vaj, asnjë fytyrë njeriu aty s`e pashë, por mësuesi më tha: “Mos i këput ato ferra!”. 


E ç`ka duhen dhe e këputa një të ri. A s`ke pikë mëshire më foli ferra, e gjaku i shkoj rrëke, pse më shkatërron vazhdoi të bërtasë. Ishim njerëz e tani ndër ferra na kanë kthye, duhet të kishte kjo dorë më shumë mëshirë, sikur shpirt gjarpërinjsh të kishim pasë. 


Është pabesimi që patën në atë jetë, - u përgjigj mësuesi, sa dhe vetë po ndihem keq sa thellë i kam djegë.


Dhe veset mënxyrë që ua mësoi qoftëlargu, sa me ndezë mbretin, të ëmblat dhurata, helm m`i kthejnë. Në qoftë se mundet dikush në atë jetë m`u kthye, sa t`i tregojë të gjitha ato ç`ka pa, si mundet trupi në shkarpë me u kthye? Kur shpirti i egër trupit të vet i shqitet, nga i cili e desh shkëputjen me vetëdije, fill nga Minosi në gropë të shtatë vërtitet. Në pyll përplaset ashtu si t`i vijë, ku fluturimthi shkon e bie me vrull si kokër e bercelit fillon të mbijë.


Rrotullaku tjetër ishte një zallishte pllajë, që kurrëfarë bime s`le t`i mbijë në gji, se rërë e zjarr si kurorë i rrinë. Njerëzit lakuriq, disa vrap vërdallë, të tjerë mbledhur trupin grumbull e disa të rrahur përtokë, deri në qiell flaka flokë-flokë, jep e merr  të rejat flakë, tutje me i flakë e ajo që flaket nuk falet më. Krenaria jote shtypesh më me dhunë, kur shpërfill Zotin, e do me të për t`u matur, pse sheh diçka të re, e mendja çudi fytyrës t`i përcjell.


Ç`fat a short kështu po do me shëtitë? Këtu poshtë pa të ardhur dita. 


Në një luginë, udhën lajthita, dhe ky m`u afrua për fat kur po ecja. Atje lart partitë janë duke u kacafytë, e ty duan me të ngrënë të gjallë, as edhe një grimë në sqep s`do t`ju bjerë, shoshoqes ja nxjerrshin sytë pa mund me e prekë bimën e mbarë.


Në qoftë se mundet me lind më bimë në atë pleh të ndyrë, ku të mbesë gjallë një grimë e të shenjtës farë. 

Sa e çmoj fytyrën tuaj vërtetë, e sa të jem gjallë lavdinë tuaj kam për ta shpallur. Zoti rrugën më gjatë do të më tregojë, as vetë pa e kuptuar se nga po shkoj, te visari im atje vendlindja, aty rroj unë e atje verojnë, përmes katundit nëpër të blertën pëlhurë. 


Të lumtë kur të pret gjuha kaq hollë dhe porsi shpata, se ke pse atje lart prapë yjet për t`i parë, thuaju se unë atje isha, pastaj me vrap e prishën rrethin e s`i pashë më se ku u zhdukën.

Lexues në ta dhashtë Zoti me nxjerr mësim, nga sa po shkruaj ty po ta lë. 


Kur pisllëkut sytë ia ngul në çdo anë, e aty vala njerëzit i fëlliqë, e si po mundesh më për të dalë, pa pasë njeri dorën me ta ngjitë.

Mua më lindi nëna nga një zuzar, dhe te një zotëri rrogtar më vu, vetë shkoj e u var në litar, se prishi çfarë kishte në atë jetë mbarë. Unë nisa e u bëra matrapaz, prandaj llogari tani po jap në këtë baltë, kur gabimit të gjithë bashkë i dalim zot, pastaj biem në pis pingul. Kërkesa e ndershme duhet përkrahë me vepra e jo me fjalë.


Mëkatari uli sytë u skuq prej turpit, po më vjen më keq, se më pe në këtë llum se sa atë ditë kur vdekja shpirtin më rrëmbeu. Ku bollat dhe gjarpërinjtë lak në fyt e kacavjerr në trup, si hajdut t`u  grabit argjendat e shkova jetën dëm.


Në atë kohë kur dielli sipër botës ngel, e nata më e shkurtë se dita vjen, mushkonja ka me t`i neveritë trutë, nëpër lamije e brijave ku ti vjel.


S`bën që brenda poetit shpirti të shuhet, duke ndjekë diellin dijen botës mos ja mohoni, dhe kur s`ka njerëzi, prej çfarë jeni mos e harroni, se s`keni lind veçse me ngrënë porsi kafshët. Por që virtyt e dituri t`i doni, prandaj gazmo fiorentinas, o poet e mbarë yjet na i zbulo, se aq lart je kapë, sa nami mbi tokë e det të fluturon, e nëpër ferr gjithkund t`u ka përhapë. Mos ndërro parti çdo verë a dimër, si ai kombi pa origjinë, ku në mëngjes është sllav, grek a turk, dhe në darkë është ilir, serb a rumun. U ndez flaka me vringëllimë, nëse ti del prapë në botë, unë po flas pa marre e turpin jashtë po e nxjerr. Qeshë një burrë shpate, e pastaj frat me gunë, se thashë kështu po bëj pendesë. Po prifti i madh që ma vraftë vetëtima, prapë më futi ndër veset e mëparshme, nuk qeshë luan, por skile si vetë djalli, s`lashë dredhë pa bërë, sa larg shkoi fama ime. Por më iku mosha dalëngadalë tue rrjedhë, velat me i ulë, litarët me i mbledhë, keq më erdhi, pendou e rrëfeu, frat hyra i mjeri, se mos qiellin e çel dhe  e mbyll, çelsat janë dy ose hy ose del.


Fjalët me peshë të ngrijnë hava, bën faj dhe me heshtë e gjë mos me ba, në mëkat zhytet shpirti kur premton shumë, e t`u mbajtun pak ose aspak, pastaj selija në qiell, do të ketë ngadhënjim, s`ka si zgjidhet ai që s`është pendue.


Paguajnë ata që shkojnë duke mbjellë përçarje, si unë që në bisht flake akoma kam ngel, kush mundet vallë me fjalë të lira me i shkrue të gjitha këto mrekulli pa i pa.


Këto shembuj sa i hasë e të tjera i fsheh për rëndesë të ndonjërit apo ndonjërës, Zoti thonë është dashuri, në zemër e ka çdo njeri, nuk mundet kujt me i ba mërzi. Ai pret derisa ti të bësh kthesë ose lëre që të ikin mend e kokës, prishe ç`ka ke e ke për ta larë për besë, se në mjerim rrotullak ke me ra, dhe nëse katili me sy ta ka bërë, jo më në zemër me të hy apo zemrën me ta këputë.


Duhet me qenë i fortë shumë jetën me përballu, të ëmblat virtyte ke me shiju.

Rrugës tënde jetën mos ja shkurto, për një çast, rast apo dëshirë të pakuptimtë.

Hyji ka për të prirë e sytë ka për t`i hapë, as veten as mbretin mos me e djegë, jo më fëmijët që me damkë i lë pas. Prandaj zgjuar për çdo rast faleminderit o Zot, për këto ditë që na fal dhe për natën që na mbron, na ruan e na qetëson. 

O ti që faji s`të mbërthen e shëtit ndër të vdekur pa gjemb në këmbë,

kur të kthehesh andej prapë në dhe, bëju me dije se vuajtjet akoma s`na janë ndarë,

e fajin dhe këtu kemi për ta larë me gjyq a me kanunë si të ket ngelur në atë botë.

Vazhdo tha mësuesi çfarë je harruar në mendime, kemi gjëra të tjera për të parë.

Kam këtu një të zemrës sime, thellë në gropë zë po më sjell, lëre aty të vuajë për ç`ka ka bërë, ende nën barrë ka farefisin pa marrë gjak sipas kanunit.

Ndalu pak e më dëgjo, atje lart unë fluturojsha, por m`u ngjit një budalla nga pas që t`ia mësoj këtë dije, derisa të gjallë më dogj se s`e bëra të tillë. Gojës vëri fre e gëzo çfarë ke parë.  

Kur mend ja mori e zeza natë, se kuptoi as vetë çfarë është duke bërë.


Iu vërsul luaneshës me dy këlyshët e tij, njërin e përplasi për shkëmbinj dhe u rrëzua, e ëma me tjetrin u mbytën në ujë. Kështu mbaroi mbreti e mbretëresha, kur asgjë në jetë nuk u mungonte. Gjallë kisha çfarë më donte zemra, dhe tani i ziu një pikë ujë s`e kam. Thikë pas shpine më rri drejtësia, vendi ku gjithë jetën gjamë lëshova, dhe me fol me gojë duke mallku mëkatnova, peshë më çuan të ofshamat me stuhi.

Epo këto s`janë as për t`u folur, jo më për t`u vepruar, o jetë mëkatare e njeriut të shkretë, o ti që je këtu në këtë gropë të thellë, ndaç emrin me nota të tjera me ta shkrue, a s`më thua se cili ishe në atë botë.

Lëri lajkat se janë përrallë e vjetër, harruar jam prej emrit tim tjetër, se shok nuk bëra atje lart, e s`lashë gjë të mirë e me vlerë, që të mos më humbi emri im.

“Përkryerja hyjnore është përsosja aq më e madhe, sa më i madh të jetë afrimi te Zoti”. 

Engjëjt formojnë nëntë rrathë bashkëqendrorë, me lëvizje të vazhdueshme, të shndritshme e të shpejtë rreth Zotit.

Sipas Aristotelit zanafilla e jetës së organizmave ndahet në tre tipe;

  • shpirti vegjetativ, karakteristikë e gjallesave,
  • shpirti ndjesor, karakteristikë për kafshët,
  • shpirti intelektual, karakteristikë e njeriut që njeh veten, dëshiron dhe vendos.


Aristoteli i ndan virtytet në;

Etike; burrëria, vetpërmbajtja, bujaria dhe drejtësia.

Dionoetike; arti, shkenca, mençuria, dituria.

Tradhtarët e atdheut dhe të partisë Danteja i vendos në rrethin e nëntë të Ferrit.

Përgjegjësit për shkatërrimin e një vendi Dantja i vendos në gropën e tretë të të rrethit të tetë.

Parashikuesit Dantja i vendos në gropën e katërt të rrethit të tetë.

Dhunuesit legjendar për nga egërsia e tyre i vendos në brezin I të rrethit të shtatë.

Shkrimtarëve të mëdhenj Dantja ua ruan vendin më të bukur të Limbit.

Baku ishte Perëndia i të korrave dhe i verës, gëzimi i haresë.

Beatriçja është gruaja që dashuroi Danteja dhe i frymëzoi të gjitha veprat e tij. Ajo përfaqëson gruan engjëll, që ka dhuntinë të lartësojë shpirtin e kujtdo që e sheh, ajo arrin lartësinë sa mishëron përkryerjen morale të virtyteve njerëzore. Në librin Jeta e re Dantja radhit vargje për gruan.


Duket që Beatriçja është ajo që e tërheq Danten nga parajsa tokësore në selinë e Zotit. Ajo ndërmjetëson te Virgjili që ky ta shpëtojë Danten nga pylli i egër ku kishte humbur. Ndoshta ajo simbolizon dhe kishën që nëpërmjet qortimeve shpirtërore është e zonja t`i prijë pelegrimit drejt bekimit të vërtetë. Prania e kësaj gruaje, identiteti historik i së cilës mbetet i pasigurtë e shoqëron Danten gjatë gjithë udhëtimit të tij shpirtëror e artistik.


Mark Tul Ciceroni (106-43p.e.r), orator, shkrimtar, politikan dhe filozof nga Arpino, përfaqëson figurën e oratorit si politikan i kulturuar, i ngritur dhe moralisht i pastër, i zoti për të udhëhequr bashkëqytetarët e tij mbi pasionet. Dantja e vendos atë në Limb te shpirtrit e mëdhenj.

Fortuna është hyjnia që ndan të mirën nga e keqja.

Herakliti filozof, themelues i zjarrit tregoi se vetëm harmonia e të kundërtave i lë vend unitetit, formuloi zhvillimin e përjetshëm e të pandërprerë të realitetit. Zoti i ka vënë disa kufinj njohjes njerzore.

Homeri është poeti i parë grek dhe njëri prej më të mëdhenjëve të letërsisë botërore.

Jezusi, njeriu që lindi e rroj pa faj deri në vdekje.

Jozafati vendi ku mblidhen shpirtrat e të vdekurve për gjykim universal.

Juda tradhtari i Jezusit u vendos në rrethin e nëntë të Ferrit, ku coptohet çdo ditë nga një prej tre gojëve të Luciferit.

Jupiteri zot i bubullimës dhe i rrufesë, i shiut dhe i dritës, formon me Minervën dhe Junonën triadën e shenjtë, sa në këngën e katërt tregon vetë figurën e Krishtit.

Meqenëse Meduza ishte një vajzë e bukur, nga zilia Minerva ia shndërroi flokët në gjarpërinj, ndonëse Perseu ia preu kokën, koka e prerë kishte aftësinë ta kthente këdo që e shihte në gurë.

Kënaqësia e shqisave e pengon ngritjen e individit te Zoti, duke ashpërsuar ndjenjat, zemrat dhe duke errësuar intelektin.

Marsi nderohet si hyjni e fushave e lidhur me ndërrimin e stinëve, me pranverën.

Minosi biri i Zeusit dhe i Evropës, mbret i Kretës kishte dhënë prova mençurie dhe Danteja e vendos në hyrjen e rrethit II të Ferrit ku gjykon të vderkurit dhe i flak në Ferr duke i sjellur dhe goditur aq herë sa rrathë duhet të bien me bishtin e tij të gjatë.

Moisiu-moshe profet hebre, për ta shpëtuar nga vrasja nëna e vet e vendosi në një shportë dhe e la në një lumë të rrjedhshëm ku u gjet nga vajza e perandorit dhe u rrit e u edukua nga vetë mbreti i Egjiptit, oborrtarët e tij. Zoti nuk e lejoi të hynte në tokën e premtuar por ai shkroi “Tabelën e ligjeve ose dhjetë porositë që Zoti i diktoi në malin Sinai. Moisiu quhet prej Dantes “Ligjvënës” dhe është vendosur në Limb.

Muhamedi profet i islamizmit, pas vdekjes do të ishte themeluesi i unitetit kombtar të popullit arab.

Muzat janë nëntë bijat e Mnemozinës dhe të Zeusit, mbrojtëse të arteve dhe të shkencave, kishin qenë shoqe të Apolonit.

Napoleoni dënohet për tradhëti bashkë me të vëllain në Kaina. 

Narcizi sipas legjendës pa veten e tij të pasqyruar në një burim të kulluar dhe u dashurua me pamjen e tij duke e kujtuar atë një person tjetër. Vdiq pasi harroi të hante dhe të pinte, dhe u shndërrua në lulen me të njëjtin emër.

Nembroti kryetar i degëzimit të kombit, sipas Biblës qe themeluesi dhe mbreti i parë i Babilonisë. Ishte njeri shumë krenar që për të arritur qiellin ndërtoi në rrafshinën e Senarit kullën e Babelit. Zoti e ndëshkoi mendjemadhësinë e tij duke bërë që papritur punëtorët e tij të flisnin gjuhë të ndryshme dhe kështu kulla mbeti e papërfunduar. 

Odiseu mbreti i Itakës, ai sajoi planin e kalit prej druri ku shkatërroi qytetin e Trojës. Dantja e gjykon ashpër për shkak të Trojës, ai thotë se atyre nuk u njihet pastria morale për të sunduar popujt e tjerë.

Orfeu biri i Kaliopit dhe i Eagrit, burri i Euriditës nimfë, poet dhe instrumentist trak. Me zërin e tij të ëmbël arriti të zbuste rojet mizore dhe e nxori Euriditën nga bota e përtejme, me një kusht që të mos e shikonte derisa të arrinte në shtëpi, por s`rezistoi dot dhe e humbi atë përgjithmonë.

Metamorfozat janë një afresk i madh mitologjik që mbledh të gjitha legjendat që kanë lidhje me transformimin e trupave, qenieve të ndryshme.

Ovidi kishte fantazi të pashtershme dhe finesë në përshkrimin e personazheve.

Shën Pali u kthye në kristianizëm. Ai qe rrëmbyer deri në qiellin e tretë ku ju dha mundësia të shihte parajsën i gjallë, predikoi nga 45-67, por pastaj ju pre koka. Në letrat e tij ka shumë studime dhe zhvillime biblike. 

Shën Françesku i Azisit, bir tregtari, kur ishte i ri u zu rob dhe pasi u lirua ai hoqi dorë nga pasuria dhe gjithçka kishte. Duke drejtuar të gjitha interesat dhe veprimet nga gjërat shpirtërore. Themeloi tre urdhrat françeskane; 1.Urdhri i fretëve minorë. 2. Urdhri i femrave, Clarisse. 


Urdhri i për laikët e dy sekteve.

Virgjili (70, p.e.r. -19 e.r) 89 vjeç, poet lindi në Andes të Montavës në një familje me gjendje të mirë. U transferua në Romë për studime pas studimeve të para në Kremonë dhe Milano. Kur u kthye në vendlindje i kishin konfiskuar të gjitha tokat për nevojat e sistemimit të veteranëve të ushtrisë. Pasi humbi gjithçka u vendos përfundimisht në Romë, ku u mbrojt nga Augusti, pastaj kaloi në Napoli duke iu shmangur jetës politike dhe duke u marrë vetëm me letërsinë. Në veprat e tij himnizon punën e bujqësisë dhe jetën fshatare, Eneida është poema epike në dymbëdhjetë librat e saj. Ai shkruan Bukoliket dhe dhjetë hartimet baritore.


Për Danten Virgjili është poeti universal që përfaqëson arsyen njerëzore, përballë arsyes hyjnore të simbolizuar nga Beatriçja.

(Përgatiti Drita Topjana, Portali Shkollor) 

27,920 Lexime
4 vjet më parë