Platforma VS Video

Çfarë është një platformë e mirëfilltë shkollore digjitale?

Platforma shkollore digjitale ofron interaktivitetin midis mësuesit dhe nxënësit online ndërsa videot mësimore ose videot tutoriale i japin mundësinë nxënësit të ndjekë një video të regjistruar në një dërrasë të zezë nga mësuesi apo në një ekran. Pra mund të quhet platformë shkollore digjitale youtube?

Çfarë është një platformë e mirëfilltë shkollore digjitale?


Platforma shkollore digjitale ofron ndërveprim online midis mësuesit dhe nxënësit, ndërsa videot mësimore, ose videot autoriale, i japin mundësinë nxënësit të ndjekë një video të regjistruar nga mësuesi në një dërrasë të zezë apo në një ekran. Pra, mund të quhet platformë shkollore digjitale Youtube?! Sigurisht që jo. 



Platforma shkollore digjitale


Platforma shkollore digjitale nënkupton një sistem të mirorganizuar që ndihmon, zhvillon dhe mundëson lehtësimin e procesit mësimor.

 Në institucionet arsimore, koordinimi i tri palëve, pra drejtuesve, mësuesve dhe nxënësve/prindërve, është një ndër sfidat më të mëdha. Përdorimi i kësaj platforme përfaqëson të rejat e fundit të teknologjisë së ditëve të sotme. Për shembull, një platformë e tillë digjitale shkollore është platforma Albas e-libër, e miratuar nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, me nismë të Shtëpisë Botuese Albas, e cila me projektet e kësaj ministrie është implementuar në 60 shkollat pilot dhe jo vetëm, të projektit të miratuar nga MASR-ja. 


Për çfarë shërben një platformë shkollore digjitale?


Së pari, platforma shkollore digjitale duhet të ndihmojë dhe t’ua lehtësojë sadopak punën mësuesve, që janë të detyruar të bëjnë nga kushtet, si: - gjetjen e materialeve dhe përcjelljen e tyre te nxënësit;- mungesën e internetit në shkolla (qoftë edhe në rastin kur linjat ekzistojnë, por nuk janë funksionale);- Pasurimin e faqeve të tekstit me materiale plus: audio, video, informacione shtesë, teste etj.Cilat janë vështirësitë që ata hasin në këto drejtime?


Së dyti, duhet të ofrojë mundësinë e komunikimit mes mësuesit dhe nxënësve brenda platformës, ku mësuesi mund të japë detyra, teste, pyetësorë, t’i korrigjojë ato, të shtojë shënime dhe materiale të tjera plus, qoftë për veten, për klasën apo për shkëmbimet mes kolegëve.


Së treti, t’u mundësojë mësuesve transferimin e përgatitjes së orës së caktuar mësimore nga shtëpia në klasë, duke qenë se këtu haset vështirësia më e madhe nga mësuesit.


Si është e ndërtuar?

Platforma funksionon në të gjitha pajisjet elektronike, si laptop, kompjuter, telefon, tablet etj.Albas e-libër ka të digjitalizuara mbi 90 tekste shkollore të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në formatet multimediale, të cilat përmbajnë 3D animacione, video, audio, galeri me foto, teste, pyetësorë, materiale PDF, word dhe PPT, të cilat mund të aksesohen falas dhe lehtësisht në formatin e digjitalizuar të botimit shkollor, si nga mësuesit, nxënësit ose prindërit.


Si funksionon?

Nëpërmjet një adrese emaili, mësuesit, nxënësit dhe prindërit mund të krijojnë llogarinë e tyre personale, për t’u bërë pjesë e platformës dhe për të zgjedhur tekstet shkollore digjitale që duan të shkarkojnë, vetëm me një klik. Pas regjistrimit, shkarkohet libri dhe mund të punohet me të dhe mbi të.


Si mund të aksesohen mësuesit, prindërit dhe nxënësit në një platformë digjitale?

Është fare e lehtë! Duke iu referuar kësaj platforme shkollore digjitale, ju mund të klikoni në www.portalishkollor.al

Më pas ju paraqiten qartë udhëzimet e tjera, hap pas hapi. Nga ndryshon një platformë shkollore digjitale nga video tutoriale (video mësimore)?

Platforma shkollore digjitale ofron ndërveprim online midis mësuesit dhe nxënësit, ndërsa videot mësimore ose videot tutoriale (siç ka disa të tilla) i japin mundësinë nxënësit të ndjekë një video të regjistruar nga mësuesi në një dërrasë të zezë apo në një ekran. Pra, mund të quhet platformë shkollore digjitale Youtube?!

Sigurisht që jo.



Nga A.Dudija, specialist i platformave shkollore digjitale 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

7,607 Lexime
4 vjet më parë