konkursi

"Dashuria"

"Dashuria" është poezi e shkruar nga Elsa Lila. Ju kujtojmë që sot është afati i fundit për dërgimin e poezive. Nesër do të shpallet fituesi i këtij konkursi. Ju urojmë suksese të gjithëve!

“Dashuria”


Dashuria si deti, gjithkush mund të zhytet, 

Ai qe s’di not mund të mbytet,

Ruaje si të çmuar dashurinë e vërtetë 

Sepse ajo vjen një herë në jetë.


Dashuria si ylli shkëlqen 

Është ajo që zemrën ta rrëmben

Dashuria si zogu që fluturon 

Është ajo që shpirtin ta gëzon. 


Dashuria të verbon

Shumë gjëra nuk i shikon 

Ndonjëherë ajo është e pamundur 

Është ajo që të bën ty të vuajtur.



(Elsa Lila, klasa e XI, gjimnazi “Sandër Prosi”, Portali Shkollor)

3,408 Lexime
6 vjet më parë