EKSPOZITË

Ekspozitë e nxënësve të shkollës artistike, Jakov Xoxa, Fier, në kuadër të 7-Marsit

Kjo ekspozitë vjen si një buqetë e freskët lulesh dhuruar mësuesve në këtë prag 7 Marsi nga nxënësit tanë. Ç' formë e përsosur për të uruar!

Ekspozita e nxënësve të shkollës 9-vjeçare dhe nxënësve të klasës X pikturë u çel më 4 mars. Mbi 100 punë realizuar për mbi dy muaj. 


Nxënësit e klasës IX ishin surpriza. Që prej disa kohësh, përveç instrumentit, pas mësimit ata i bashkohen ateljesë së mësuese Irma Hoxhës. Talent dhe përkushtim janë kryefjalët e suksesit të tyre. Motivim dhe përkujdesje profesionale është çfarë mësuese Irma ofron.


Ishte bukur të shihje admirimin në sytë e nxënësve për shokët e tyre, energji pozitive në fjalët e mësuesve për punën e nxënësve dhe koleges. Ekspozitat mbështeten në parime konstruktiviste si të nxënët përmes projekteve dhe të nxënët me situata.


Kjo ekspozitë vjen si një buqetë e freskët lulesh dhuruar mësuesve në këtë prag 7 Marsi nga nxënësit tanë. Ç' formë e përsosur për të uruar!

Suksese nxënësve të klasës IX Redjona, Silvia, Sabina, Klea, Fabio, Deni!

Suksese talenteve të klasës III, Arjon, Arlen, Sibora, Kledi, Lesada, Besjona, Ajsi!

Suksese nxënësve të klasës VIII, Lidia e Marsida!

Suksese klasës V dhe klasës VII!

Suksese nxënësve të klasës X, Iris, Katerina, Rimeda, Eminela, Marisa, Mario, Selena, Rakela, Amarilda!

Suksese, të gjithëve!


Ekspozita mbetet e çelur për prindërit, të interesuarit e komunitetin ku është vendosur shkolla.


(Portali Shkollor)

3,137 Lexime
5 vjet më parë