KONKURSI

Dashuria "forca qiellore"

Vargjet në vijim, janë shkruar nga Venera Idrizaj, e cila konkurron me këtë poezi në konkursin për poezinë më të mirë të dashurisë që zhvillohet në kuadër të 14 shkurtit, ditës së dashurisë.

Një moment i çmuar ,
një cast, një rastesi ;
një ndjenjë e përvëluar,
që don veç liri.
Një rastësi e ëmbël,
një hap por bindës;
një botë plot ëndërr,
dritë pas errësirës.
Një shigjetë që nuk vret ,
veç në zemër ajo troket;
një zjarr por që nuk të djeg,
në çdo hap ajo thërret.
Një ilaç në ditë t‘vështira,
e prodhuar nga natyra;
një mister e fort i embël,
një vetëtimë që t’fut në ëndërr.
Të vijnë ngadalë, të njeh, të di,
të godet ëmbël që t’jetoj më ty;
të ngre lart në qiell, mbi re,
ndjenjë e ëmbël të thërret çdohere.


Rastësisht si çope meteorash,
godet kudo nëpër botë;
momentin kur bie në tokë,
hap një zemër, mbush një gropë.
Takon trurin, shënon emër,
përshkon trupin e gjer në zemër;
aty zemra e pranon,
e ndjen forcen, s‘kundërshton.
Fjalët shuhen, ndjenja jo,
dhe distanca për të s’ka vlerë;
të përdor si rob i saj,
nuk përkulet asnjëherë.
Një çelës që buron nga zemra,
një dhunë që s’na e shkel mendja;
një forcë që s’e kundërshtojmë,
qëllim i saj, të dashurojmë.
Një sundimtar që nuk mburret,
një shkëmb që nuk shkulet ;
pasuri që s’përkulet,
pjesë e jetës që nuk shuhet .


Kjo vlerë që na jep shpresë,
Të jetojmë në lumturi;
Pasioni i saj, nuk është mjerimi,
Do ta quajm’ dashuri.

(Portali Shkollor)

2,196 Lexime
6 vjet më parë