Orë mësimi

Detyrë shtëpie: Ndërtoni qelizën me mjete të ndryshme

Mësuesja në orën e mësimit me temë ndërtimi i qelizës u ka kërkuar nxënësve që të ndërtojnë qelizën në shtëpi me çfarëdo materiali që ata kanë në shtëpi.

Mësuesja Blerta Hoxha në orën e mësimit ka praktikuar një ide të cilën ka dashur që ta ndajë me të gjithë kolegët e saj. Kështu në orën e mësimit me temë ndërtimi i qelizës ajo u ka kërkuar nxënësve që të ndërtojnë qelizën në shtëpi me çfarëdo materiali që ata kanë. Mësuesja thekson se gjithçka që nxënësit e punojnë vetë është e vështirë të harrohet. Më poshtë ju mund të shikoni disa modele të realizuara në shtëpi nga nxënësit e klasës së gjashtë të shkollës fillore “Dituria” në Dardani (Ferizaj).

(Blerta Hoxha-Aliu, mësuese në shkollën “Dituria”)

6,207 Lexime
7 vjet më parë