
“Dhuro një libër për fëmijë”, qytetarët i bashkohen nismës
Iniciativës “Dhuro një Libër për Fëmijë” iu bashkuan shumë qytetarë të Shkodrës. Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte leximii librave përpara fëmijëve
EKO Mendje në Ditën Botërore të Librit, organizoi një aktivitet për të krijuar bibliotekën e Shtëpisësë Fëmijëve Parashkollorë në Shkodër.
Iniciativës “Dhuro një Libër për Fëmijë” iu bashkuan shumë qytetarë të Shkodrës. Pjesa më e rëndësishme e këtij aktiviteti ishte leximi i librave përpara fëmijëve. Pjesëmarrësit lexuan fragmente të shkëputura nga librat dhe dhanë mesazhin se sa i rëndësishëm është libri për ne.
Po kështu u prezantua edhe “Shpiza e Librit për Fëmijë” ku një herë në javë anëtarët e EKO Mendje-s, familjarë apo persona të ndryshëm do të vizitojnë shtëpinë e fëmijëve dhe do t’iu lexojnë libra. Kjo nismë u mor më qëllim që tek fëmijët të krijohet kultura e të lexuarit, por edhe fëmijët të kuptojnë që nuk janë vetëm, pranë vetes ka shumë njerëz që i duan.
EKO Mendje synon që kjo shtëpi të kthehet në një qendër të vogël kulture ku do të zhvillohen shumë aktivitete.


“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Sekreti si të rrisni fëmijë të sjellshëm
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy