Arti i gatimit

“Dr. Dan The Pancake Man”, artisti që pikturon në tigan!

“Jam përmirësuar shumë. Bëj gjëra që shumë njerëz nuk i besojnë dot se mund të bëheshin. E bukura është se as nuk më besojnë që nuk kam bërë shkollë arti. Unë nuk kam bërë as gjimnazin”

Arsimimi është shumë i rëndësishëm për të gjetur drejtim e duhur në jetë, për të pasur një profesion dhe të ardhura të mjaftueshme për një jetë të mirë. Por imagjinoni pak se sa e vështirë është për një person të paarsimuar.


 “Dr. Dan The Pancake Man” është një njeri që nuk e ka përfunduar arsimin e mesëm, por falë rrjeteve sociale dhe kreativitetit të tij ia ka dalë të ketë një punë, madje edhe të quhet artist.


Fillimisht ai punonte në një restorant. E kishte të vështirë të fitonte shumë para. Kështu një ditë teksa gatuante palaçinka provoi që në porosinë që i kishte bërë një klient të realizonte një fytyrë të buzëqeshur. Kjo ishte strategjia e tij për të fituar sa më shumë bakshishe. 

“Kam 5 vjet që bëj art me to. Herën e parë që bëra një fytyrë të buzëqeshur te një palaçinkë, klienti më la 15 dollarë bakshish”, kujton Dan.


Pasi kuptoi që klientët e pëlqyen idenë e tij, Dan Drake u përqëndrua vetëm te palaçinkat pasi ato i jepnin më shumë mundësi për të krijuar.


Tashmë, ai nuk punon më në restorant, por udhëton nëpër botë duke treguar aftësinë e tij. Ai përdor vetëm një spatulë të nxehtë dhe tiganin për të “pikturuar”.


“Jam përmirësuar shumë. Bëj gjëra që shumë njerëz nuk i besojnë dot se mund të bëheshin. E bukura është se as nuk më besojnë që nuk kam bërë shkollë arti. Unë nuk kambërë as gjimnazin”, tregon Dan.

(Portali Shkollor)

1,738 Lexime
5 vjet më parë