Aktivitet

Dua Lipa koncert në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë

Dua Lipa do të performojë në sheshin "Nënë Tereza" në Tiranë disa nga këngët e saj të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën si: “Be The One”, “Last Dance“, “Hotter Than Hell” etj.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa do të performojë sonte në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë. Bashkia ka marrë të gjitha masat që gjithçka të jetë gati për të pritur këngëtaren shqiptare e cila një natë më parë ishte në një koncert në Prishtinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj fton qytetarët që t'i bashkohen këtij koncerti live, pasi, sipas tij, tani është koha të festojmë.

“Hej! Pas një viti të gjatë pune, koha të festojmë! Merr gjithë miqtë dhe eja te sheshi “Nënë Tereza” për një mbrëmje fantastike me Dua Lipa, të mërkurën 10 gusht, ora 19:00. Shihemi të gjithë aty!”, shkruan Veliaj në profilin e tij në facebook.

Dua Lipa do të performojë disa nga këngët e saj të cilat janë shndërruar në hite në mbarë botën si: “Be The One”, “Last Dance“, “Hotter Than Hell” etj.

Dua Lipa mbrëmjen e kaluar performoi në sheshin qendror të Prishtinës. Mediat shkruajnë se koncerti i këngëtares është pritur shumë mirë dhe është ndjekur në shesh nga mbi 20 mijë persona.

“Beso në diell” është hiti që këngëtarja Dua Lipa ka kënduar bashkë me babanë e saj Dukagjin Lipa para përfundimit të koncertit. Kënga “Beso në diell” është një hit pop rok i punuar nga Dukagjini dhe grupi Oda pak vite pasi kishte përfunduar lufta në Kosovë. Dua Lipa ka befasuar me interpretimin e kësaj kënge.

Pas Dua Lipës, në Tiranë do të vijë një tjetër këngëtare e famshme me origjinë shqiptare. Bëhet fjalë për këngëtaren Bebe Rexha, e cila në profilin e saj në twitter ka bërë me dije se në muajin shtator do të jetë në Tiranë.

1,890 Lexime
7 vjet më parë