EKSPOZITË

Dy nxënëset që çelën ekspozitën e tyre të parë

Ilma Goga dhe Klea Xhemaj, dy maturantet e shkollës artistike Jakov Xoxa, çelën ekspozitën e tyre të parë personale. Kjo është një mbërritje e bukur e dy vajzave që dallohen për punën e talentin e tyre.

Ilma Goga dhe Klea Xhemaj, dy maturantet e shkollës artistike Jakov Xoxa, çelën ekspozitën e tyre të parë personaleKjo është një mbërritje e bukur e dy vajzave që dallohen jo vetëm për punën e talentin e tyre, por edhe angazhimin në veprimtari të larmishme artistike e sociale në shkollë.


Tek Ilma gjejmë gjurmë më të forta të realizmit dhe punimit të detajit, ndjeshmërinë e kurimit të ngjyrave dhe ngulmimin tek karakteri. Ndërsa Klea ka një qasje me nota aty ketu foviste e të tjera herë të ekspresionizmit apo ekspresionizmit abstrakt. Përplasje më të guximshme ngjyrash për ta bërë emocionin si tiparin kryesor që vë në lëvizje mendimin. 


Sigurisht, rruga është e gjatë dhe vajzat i presin përpara ende shumë përpjekje për të mbërritur tek vetja më e thellë e personale. Duke u uruar suksese në provime, frymëzim e përkushtim shprehim njëherazi edhe kënaqësinë tek shohim si rriten të rinjtë tek ne: artistikisht dhe frymërisht.

(Portali Shkollor)

1,318 Lexime
4 muaj më parë