“E bardha që vret”, poezi sensibilizuese kundër përdorimit të drogës nga mësuesi Selim Tahiri
Përdorimin e drogës nga një adoleshent duhet ta shohim jo vetëm si një moment ligështie të tij, por më shumë si një thirrje për ndihmë. Ndaj lidhur me këtë temë mësuesi Selim Tahiri, i cili ka pasion të shkruaj, sjellë poezinë e mëposhtme.
E bardha që vret
Ajo është e bardhë
Por mendjen ta turbullon
Ajo është e bardhë
Por shikimin ta errëson
Ajo është e bardhë
Por zemrën ta helmon
Ajo është e bardhë
Por jetën ta nxinë, ta shkatërron.
Probleme nuk zgjidh
Probleme shton.
Kur ke ndonjë moment të vështirë
Mos hezito
Fol me mamin, babin, vëllaun, motrën
Lexo një tregim, një poezi
Thirr shokun/shoqen me të mirë.
Kujtoni momente të bukura
Flisni dhe për dashuri.
Ndihesh i vetmuar?
Dil, tërë ditën shëtit
Shiko barin, lulet, gjethet
Dielli dhe ajri i pastër,
Gurgullima e ujit dhe kënga e zogjve
Mendjen ta kthjellojnë
Të bëjnë të buzëqeshësh
Shpirtin ta qetësojnë.
Mendon se askush s’të do?
Se je i pavlerë?
Hahahaah!
Të lutem mos e tepro!
Lulet e kopshtit janë të ndryshme
Por të gjitha janë të bukura
Të gjitha kanë erë.
Shikohu në pasqyrë
Sa i/e bukur je
Si të shkëlqejnë sytë
Si qielli pa re.
Dhe një këshillë;
Shiko atë që këtë "bardhësi" e ka provuar!
E sheh si ecë, si flet, si sillet?
Ku jeton? Si jeton?
Shikoje në ç'gjendje ka përfunduar!
Nga: Selim Tahiri, mësimdhënës në SHMP “Abdyl Ramaj”, Shirokë
©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Analizë e veprës “I Huaji”, Albert Kamy
Vjersha për fëmijët e arsimit fillor
I dua dy prindër si ju...