Në familje

Pse nuk na dëgjojnë fëmijët tanë?

Prindërimi është i bukur dhe i vështirë, të duhet të jesh njëkohësisht tolerante dhe e rreptë, e dashur dhe e vendosur, të plotësosh dëshira dhe të vendosësh kufij, të shprehësh e të marrësh dashuri, të dëgjosh e të dëgjojnë...

1. A na dëgjojnë fëmijët?

Lidhja që ne kemi me fëmijën është thelbi i gjithçkaje. Nëse ne kemi një marrëdhënie të mirë me fëmijën, e kuptojmë dhe na kupton atëherë në pjesën më të madhe të rasteve do të na dëgjojë. Nëse fëmija nuk na dëgjon, është koha të rregullojmë marrëdhënien me të duke ia kuptuar ndjesitë, duke i kushtuar vëmendje të pandarë, duke e bërë të qeshë, duke ia fshirë lotët.


2. Të edukojmë fëmijën rast pas rasti, edhe duke luajtur.

“Gjithmonë i lajmë duart para se të hamë”. Nëse komanda refuzohet, kërkohet insistimi juaj duke iu bashkuar fëmijës, duke e bërë si lojë derisa larja e duarve të mos diskutohet më.


3. Fëmijët iu binden kërkesave tona kur ata e kuptojnë.

Nëse fëmijët kuptojnë se ju mund t’i ndryshoni kërkesat tuaja, ata natyrisht do t’ju sfidojnë herë pas here. Kjo nuk do të thotë të neglizhoni argumentet e tyre, por nëse e keni ndarë mendjen, qëndrojini vendimit tuaj me mirësjellje dhe durim.


4. Fëmijët pranojnë kufijtë që vendosim kur ne kuptojmë dëshirat e tyre.

Nuk është e thënë që ata të bien dakord me rregullat që po ju vendosim; ata thjesht duhet t’i zbatojnë ato. Kur ata shprehin dëshirat dhe pakënaqësitë, ata i pranojnë më me lehtësi rregullat dhe vazhdojnë më tej.


5. Fëmijët i ndjekin kërkesat tona kur nuk ndjehen të mposhtur.

Shmangni luftën e pushtetit me fëmijën tuaj. Gjeni mënyra për të dhënë alternativa dhe pavarësi.


6. Gjeni forma zbavitëse dhe argëtuese për fëmijët.

Me pak kreativitet, ju mund të krijoni lojëra nga pothuajse çdo gjë dhe fëmijët janë gjithmonë gati të luajnë.


7. Fëmijët i ndjekin kërkesat kur ato përshtaten me moshën e tyre. 

Shumica e fëmijëve 5-vjeçarë nuk mund ta rregullojnë dhomën vetë ndaj është e kotë të jepni komandën “rregullo dhomën!” pa qenë edhe ju të pranishëm dhe ndihmues në kryerjen e kësaj detyre.


8. Fëmijët i pranojnë kufijtë kur e shikojnë se ne kujdesemi për lumturinë e tyre 

Nëse ai është lodhur shumë që të ndërtojë kullën me kuba dhe nuk do ta prishë, ju bini dakord që të mbledhë lodrat e tjerë shpejt para se të shkojë në shtrat.


9. Fëmijët pranojnë udhëzimet tona se kanë besim që ne vendosim rregulla për të mirën e tyre.

Ky besim ndërtohet nga mënyra si ndërveprojmë me ta çdo ditë. “Lodrat do i vendosim në kosh që të mos i shkelim dhe t’i prishim dhe që të kemi vend ku të luajmë nesër”.


10. Fëmijët pranojnë “JO-në” tonë sepse ndjejnë thellë “ PO-në” tonë 

Fëmijët do të zbatojnë pothuajse çdo kërkesë tonën nëse e bëjmë kërkesën me zemër të dashur. Krijojini fëmijës suaj momente pozitive kur e dëgjoni dhe thoni “po” shpesh, që kur të thoni “jo”, fëmija do të bindet duke nxjerrë në pah bujarinë e shpirtit të vet që përputhet me atë tuajin.


(Portali Shkollor)

4,437 Lexime
5 vjet më parë