Tiranë aktivitete

Ermal Meta në 1 qershor në sheshin “Skënderbej”

Fituesi i Sanremos, këngëtari shqiptar Ermal Meta, së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin “Skënderbej”.

Fituesi i Sanremos, këngëtari shqiptar Ermal Meta, së bashku me disa nga artistët më të mirë të skenës kombëtare, do të sjellë sot në mbrëmje një eksperiencë të paharrueshme në Sheshin “Skënderbej”. 


Kryebashkiaku Veliaj përgëzoi këngëtarin Meta për perfomancën e tij në festivalin më të rëndësishëm të këngës italiane, si dhe në skenën e Eurovizion dhe në shenjë mirënjohje për gjithçka që ai ka bërë për promovimin e vlerave dhe emrit të Shqipërisë në Itali dhe jo vetëm, i dhuroi “Çelësin e Qytetit” si simbolin e miqve të Tiranës.


“Të jam mirënjohës sepse për shumë të rinj je simbol se çfarë mund të bëjë dikush që vjen nga një familje e thjeshtë, pa emër të madh, duke u munduar me talent, me punë pa u lodhur, duke u rrëzuar, ngritur dhe në fund fare duke ia dalë”, shtoi kryebashkiaku.


Këngëtari Ermal Meta falenderoi Tiranën për pritjen, ndërsa u shpreh se ndihej krenar për vlerësimin. “Është krenari e madhe. Kam ikur para 24 vitesh nga Shqipëria dhe ika në një mënyrë shumë të shpejtë, as vetë nuk e kuptova, por u gjenda nga ana tjetër e detit dhe kthehem sot me një çmim jashtë mase të veçantë. Më bëhet shumë qejfi dhe e ndiej veten shumë krenar”, tha këngëtari Ermal Meta.


Ermal Meta dhe kryebashkiaku Veliaj zhvilluan një bashkëbisedimi me studentët shqiptarë dhe italianë në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar, ku këngëtari Ermal Meta rrëfeu dhe historinë e tij, nga largimi prej Shqipërisë, integrimi në shoqërinë italiane dhe muzikën. 


Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha do të jenë të parët ata që do të ndezin sot në mbrëmje skenën e Sheshit “Skënderbej” dhe për të pritur më pas fituesin e Festivalit të RTSH-së dhe përfaqësuesin e Shqipërisë në Eurovizion, Eugent Bushpepajn. Nata e sotme do të kulmojë perfomancën e shkëlqyer të fituesit të Sanremos, këngëtarin shqiptar, Ermal Meta.


Ndërkohë në datën 3 Qershor Sheshi “Skënderbej” do të ‘digjet’ nga energjia e Kidës dhe do të kulmojë me performancën e shumëpritur nga gjithë shqiptarët të këngëtares me famë botërore, Rita Ora. Dy netë të mrekullueshme me dy emra të skenës botërore që i bëjnë shqiptarët gjithmonë krenar. Të dy koncertet do jenë falas për publikun, ndaj bëhu gati se ka ardhur “Ora e Super Muzikës”.


(Portali Shkollor)

1,113 Lexime
5 vjet më parë