Apeli

Fëmijët sirianë: Na gjeni e na shpëtoni si “Pokemon Go”

“Pokemon Go” ka pushtuar botën moderne të dominuar nga teknologjia ndërkohë që miliona sirianë nuk kanë ujë të pijshëm dhe ushqehen me ushqime aspak të sigurta.

“Na gjeni dhe na shpëtoni” kjo është thirrja e fëmijëve sirianë e cila i drejtohet komunitetit ndërkombëtar. Fëmijët kanë dashur të jenë një pokemon si në lojën “Pokemon go”. Kërkesa e tyre bazohet në faktin se në këtë lojë të gjithë e kërkojnë pokemonin dhe e shpëtojnë, ndaj fëmijët sirianë apeluan që të shpëtohen ata në vend të një pokemoni virtual.

Me imazhin e Pokemon në duar fëmijët e Sirisë, vend ku vijon konflikti i përgjakshëm, apelojnë të kërkohen dhe të shpëtohen.

Apeli i fëmijëve sirianë i drejtohet të gjithë komunitetit ndërkombëtar për t’i kujtuar tmerrin që ata jetojnë, ndërkohë që lufta civile në Siri vijon ende nën regjimin diktatorial të Bashar al Asad.

“Pokemon Go” ka pushtuar botën moderne të dominuar nga teknologjia ndërkohë që miliona sirianë nuk kanë ujë të pijshëm dhe ushqehen me ushqime aspak të sigurta. 

2,365 Lexime
7 vjet më parë