Teatri Eksperimental

“Ferma e kafshëve” në Teatrin Eksperimental

Ferma e kafshëve. Prej datës 17 Prill, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë, ora 20:00 në Tetarin kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”.


Vepra “Ferma e kafshëve” ka ngjashmëri me realitetin shqiptar, të kaluarën apo edhe të tashmen, një pasqyrë, si e diktaturës ashtu edhe e tranzicionit të pafund Shqiptar, i cili ka qenë dhe është vetëm pasojë e politikës. 


“Ferma e kafshëve” vjen në Teatrin Eksperimental nën regjinë e Erjon Isait, kompozitor Edmond Rrapi dhe koreografia nga Almenda Hoxha dhe Rinold Gjocera. Nën interpretimin e aktorëve: Luftar Paja, Ledio Lako, Marin Orhanasi, Besmir Bitraku, Amos Muji Zaharia, Linda Jarani, Salsano Rrapi, Albana Kocaj Sancolli, Erdit Asllanaj, Renada Caci, Albana Perhati, Engjell Hoxha, Kristi Bace, Rinold Gjocera.


Prej datës 17 Prill, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë, ora 20:00 në Teatrin Kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli” mund të shikoni shfaqjen “Ferma e Kafshëve”.


Përmbledhje e pjesës

Majori, derri i vjetër në Fermën Mëner, thërret kafshët në fermë së bashku për një takim, gjatë të cilit ai i referohet njerëzve si parazitë dhe mëson kafshët një këngë revolucionare të quajtur kafshët e Anglisë. Kur derri major vdes, komandën e marrin dy derra të tjerë, Napoleoni dhe Snoubolli, të cilët e konsiderojnë detyrë të shenjtë të organizojnë rebelimin e kafshëve kundër zotit Xhonson. Kafshët e organizojnë revoltën, dhe duke e gjetur zotin Xhonson të dehur, ata arrijnë ta përzënë atë nga ferma, dhe menjëherë i ndërrojnë emrin fermës, nga ferma Mëner, në “Ferma e kafshëve.” Ata revoltën e tyre e quajnë “animalizëm”. Pas fitores së revoltës ata miratojnë shtatë rregulla, ku më e rëndësishmja është: “Të gjithë kafshët janë të barabarta.” Snouboll mëson kafshët për të lexuar dhe shkruar, ndërsa Napoleoni edukon kafshët e reja me parimet e animalizmit. Tashmë ushqimi është i bollshëm.


Derrat shkëputen nga kafshët e tjera, duke u vetë graduar më superiorë, dhe fillojnë të lënë mënjanë artikuj të veçantë ushqimore, gjoja për shëndetin e tyre personal. Napoleoni organizon një mbledhje me një qëllim mbizotërimin e tij. Kur Snouboll tregon planet e tij për të ndërtuar një mulli ere, Napoleoni Organizon qentë e tij për ta përzënë Snoubollin nga ferma, dhe kështu bëhet kreu i fermës së kafshëve. Napoleon miraton ndryshime në strukturën qeverisëse të fermës, duke zëvendësuar takimet e të gjithë kafshëve me një komitet të derrave të cilët do të marrin vendimet mbi fermën. Kafshët fillojnë të punojnë fort për ndërtimin e mullirit me erë, ide e cila tashmë i ishte grabitur Sonubollit të zbuar, nga Napoleoni. Pas një nate plot me stuhi e cila e rrëzon punën e bëre nga kafshët për mullirin me erë. Napoleoni dhe Skuiler i bindin kafshët se këtë pabesi e ka organizuar Snoubolli për të prishur punët e fermës së tyre. Pasi e bën kokë turku Snoubollin, duke e shpallur armik, ai spastron edhe “mbështetësit apo sabotatorët” e tjerë që ndodhen brenda fermës, duke vënë qentë e tij t’i mbytin kafshët bashkëpunëtore. Himni i anglisë i dhënë nga majori plak tashmë është zëvendësuar me këngë për Napoleonin.


Një ditë Bokser bie në tokë i sëmurë, Napoleoni sjell një kamion për ta marrë dhe për ta kuruar tek mjeku veteriner, pasi kujdesi i specializuar dhe më i mirë Bokserit mund t'i jepet vetëm atje. Pas disa ditësh, mësohet se Bokser, me gjithë përpjekjet e mëdha të bëra nga Napoleoni për ta shpëtuar nuk mbijetoi dot. Ai vdiq duke thënë “Rroftë animalizmi” “Rroftë shoku Napoleon!”


Vitet kalojnë, dhe derrat fillojnë të ngjajnë me njerëzit, vetëm ata mund të ecin me dy këmbë, vetëm ata mund të veshin rroba. Shtatë Urdhërimet përmblidhen në një frazë të vetme: "Të gjitha kafshët janë të barabarta, por disa kafshë janë më të barabartë se të tjerët". 


Derisa Napoleoni, ia heq emrin Ferma e kafshëve, dhe e shpall fermën “Napoleon”.


Prej datës 17 Prill, çdo të hënë, të martë dhe të mërkurë, ora 20:00 në Tetarin kombëtar eksperimental “Kujtim Spahivogli”.


Pas një muaji shfaqje në Tiranë, trupa do të nisë një turne në qytetet kryesore.


Për rezervime kontaktoni në: 0695717746 / 0693522007 / 042278158.

907 Lexime
3 vjet më parë