28 Nëntori

Festa e Flamurit në SHFMU “Mitrush Kuteli” në Prishtinë

Bukurije Kameri dhe Luljeta Haxhijaj, mësimdhënëse në SHFMU “Mitrush Kuteli”, kanë realizuar një program artistik-kulturor, për Ditën e Flamurit.

Në shkollën “Mitrush Kuteli’’ në Prishtinë u mbajt program artistik-kulturor organizuar nga mësimdhënëset Bukurije Kameri dhe Luljeta Haxhijaj.


Grupi letrar i shkollës i përbërë nga nxënësit që në zemër kanë letërsinë, lexuan ese dhe recituan poezi kushtuar 28 Nëntorit.


Aktivitetet e tjera ishin muzikore, ku nxënësit kënduan dhe performuan me instrumente të ndryshme. 


Po ashtu në orën e lëndës Gjuhë shqipe u përcoll me shumë vëmendje filmi “Kthimi i Skënderbeut në Krujë’’.


Më poshtë gjeni foto të realizuara gjatë aktiviteteve. 



Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 


©Portali Shkollor– Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.   

1,912 Lexime
3 vjet më parë