Fier, nxënësit e shkollës “7 Dëshmorët” botojnë 2 gazeta
Nxënësit e shkollës "7 Dëshmorët" botojnë 2 gazeta: “Fjordet” dhe “The Revolution”. Ideatorë dhe realizues janë vetë nxënësit e kësaj shkolle. Mësuesit kanë mbështetur nxënësit në realizimin e gazetave
Nxënësit e shkollës “7 Dëshmorët” në Strum po mbyllin vitin mësimor 2015-2016 me balanca të shkëlqyera. Krahas notave që janë tregues i përgatitjes mësimore, krahas aktiviteteve të shumta kulturore, artistike e sportive që janë tregues të pasioneve dhe talenteve të tyre, ata shpalosën edhe një tregues tjetër; nxorrën në dritën e botimit edhe 2 gazeta: “Fjordet” dhe “The Revolution”. Ideatorë dhe realizues janë vetë nxënësit e kësaj shkolle. Stafi pedagogjik dhe drejtori Gazmir Toska kanë meritën që mbështesin këto ide bashkëkohore.
(Portali Shkollor)
14 shkurti, na dërgoni poezinë tuaj të dashurisë
“Manushaqja”, tregim nga Iriana Papamihali
Gjenitë në shumicën e rasteve janë të padukshëm!