“Fjala”- ese nga nxënësja Elma Halaj
Portali Shkollor Albas vazhdon të jetë një dritare edhe për nxënësit duke u dhënë atyre hapësirë për të dërguar krijimet në ese, pikturë, intervista, poezi, prozë etj. Shkrimi i radhës është një ese nga nxënësja Elma Halaj.
Punoi: Elma Halaj
Shkolla “Adem Haxhija” Postribë
Klasa: VIII
FJALA qëndron në majë të gjuhës lidhet për gjuhë e zgjidhet. Fjala jepet por edhe kthehet. Përmes saj shprehet besa dhe premtimet. Ka fjalë të buta të mira të fëlliqura të rënda. Del nga zemra dhe rrëshqet nga goja. Fjala mund të jetë e shpifur e ndaluar qesharake, por edhe serioze. Ajo është e ëmbël mjaltë, por edhe e hidhur .
Fjala i hap dyert e hekurta, por të ngujon është freski, por edhe e ferrë. Nuk ka lojë me fjalën ajo mund të vrasë. Nga të gjitha armët fjala është më e tmerrshme. Thikat lënë gjurmë gjaku helmet janë zbuluar duke humbur veprimet e tyre vrasëse, kurse fjala ka arritur të zhduket pa lënë gjurmë.
Fjalët janë njëkohësisht edhe forca edhe dobësia e njeriut. Janë pikërisht fjalët ato që na ndajnë nga njerëzit. Janë rrënja e çdo mendimi emocioni si sjellje humane. Burimi i të gjitha njohurive dhe shkaku i gjithçkaje që kemi apo dimë. Sa larg u shpërnda kjo fjala e njeriut sa edhe njerëzit u vranë. Fjala është diçka e thënë me gojë dhe e shqiptuar ndërmjet tingullit apo grupe tingujsh që tregon një kuptim.
Fjala është elementi më themelor dhe më i vogël i aftësisë së të folurit që na ka dhuruar Zoti. Fjala është gjuha e trurit dhe e zemrës sonë. Fjala mund të jetë një rrëfim që tregon të kaluarën.
Fjala për njeriun është rruga e pa shmangur për të treguar vetveten.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Ese “Jeta njerëzore është një dhuratë shumë e çmuar”
“Liri në timokraci?!”, ese nga Fahrudin Dungaj
Mbrojtja e mjedisit