Risi

iChild - Lojë për sigurinë e fëmijëve online

Shpesh herë prindërit ndihen të shqetësuar teksa mendojnë rreziqet që mund t’u kanosen fëmijëve të tyre nga lundrimi që ata bëjnë në internet.Është gati e pamundur që atyre t’ua ndalosh kategorikisht përdorimin e tij.Por ka një lojë ndërvepruese për të ndërgjegjësuar fëmijët nga rreziqet që hasin në internet!

iChild është lojë ndërvepruese për të ndërgjegjësuar fëmijët nga rreziqet që hasin në internet. 

Loja është ndërtuar në kuadër të programit "Këshilluesit e vegjël për Sigurinë Online", zbatuar nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike (AKCESK) me mbështetjen e UNICEF Shqipëri dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë. Për më shumë klikoni në linkun: http://ichild.cesk.gov.al/



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,345 Lexime
3 vjet më parë