Aktivitet

Ide me superheronj për nxënësit tuaj

Si mësimdhënës, ne përpiqemi shumë të gjejmë materialet dhe aktivitetet e duhura për të angazhuar nxënësit e rinj dhe adoleshentët. Megjithatë, nëse mund të prekni imagjinatën e nxënësve tuaj, mund të tërhiqni vëmendjen e tyre dhe të përfitoni nga mundësitë e shumta të të mësuarit.

Çdo fëmijë është një superhero


Aktiviteti “Gjej superheroin”


Ky është një aktivitet argëtues në grup dhe funksionon mirë si vazhdim i një seance leximi të qetë. Objektivi është të praktikohet formimi i pyetjeve, të kuptuarit, të dëgjuarit dhe të folurit.


Përgatitja është e lehtë, do t'ju duhet vetëm të shkruani emrat e superheronjve të ndryshëm në copëza letre të veçanta. Do t'ju duhet të paktën një emër për secilin nxënës në një grup. Pasi t'i keni, vendosni të gjitha në zarfe të veçanta përpara klasës.


Disa ide per emrat e superheronjve:


● Batman 

● Superman

● Aquaman 

● Spiderman 

● Hulk 

● Wonder Woman

● Captain America

● Wolverine

● Green Lantern

● Black Panther

● The Flash

● Thor

● Batgirl



Së pari, bëni një diskutim pesëminutësh rreth superheronjve me të gjithë nxënësit.


Shkruani “Superfuqitë” në tabelë dhe kërkojini secilit nxënës të thërrasë përshkrimet fizike dhe veshjet e superheroit të tyre të preferuar (pelerinë e kuqe, çizme të gjata etj.) dhe aftësitë e preferuara (p.sh. aftësia për të fluturuar, padukshmëria, superfuqia, shikimi me rreze x etj.). 


Më pas, kaloni disa minuta për të rishikuar formimin e pyetjeve me nxënësit duke përdorur disa nga fjalët që keni shkruar në tabelë. Shembull: 


● A mund të fluturosh?

● A je i fortë?

● A ke të veshur një pelerinë?

● Ke ndonjë armik?


Më pas demonstroni lojën para nxënësve. Pasi të shpërndani zarfet, thuaju atyre se je një superhero i fshehtë, por nuk mund t'u thuash se kush je. Ju do t'u përgjigjeni vetëm pyetjeve me Po ose Jo.


Me qëllim të demonstrimit, do të marrim shembull superheroin Thor.


Drejtojuni pyetjeve në tabelë për të nxjerrë pyetje nga grupi. Përgjigjuni vetëm me Po ose Jo. Nëse nxënësit mund të qëllojnë identitetin tuaj në 20 pyetje, ata fitojnë. Nëse ata nuk munden, ju fitoni.


Pasi nxënësit të kenë kuptuar lojën, vendosini në grupe nga dy dhe lërini të shkruajnë nga 10 pyetje secili.


Monitoroni dhe rishikoni nxënësit ndërsa e bëjnë këtë dhe shkruani çdo korrigjim në tabelë për të përfituar të gjithë klasën.


Së fundi bashkoni grupet nga dy, për të formuar grupe me nga katër nxënës. Lërini ata të zgjedhin një zarf të ri me emrat e superheronjve dhe t'u përgjigjen pyetjeve. Nxënësit që marrin me mend saktë personazhet, fitojnë një pikë. Nëse ata nuk mund të hamendësojnë dhe identiteti i nxënësit mbetet sekret, ata nuk fitojnë pikën.


Nëse një nxënës nuk e njeh personazhin që zgjedh, ai/ajo mund të zgjedhë një tjetër. Nxënësit nuk lejohen të shpikin apo të zgjedhin një superhero tjetër!




Burimi: Klikoni këtu

 

Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën

 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

2,047 Lexime
2 vjet më parë