Poezi

"Imazh i diturisë", poezi për mësuesit nga Gëzim Dalliu

Kjo poezi, shkon për të gjithë mësuesit që mes sakrificës dhe shpirtit human, arrijnë të përçojnë vlerat e dijes, vlerat më të mira qytetare në edukimin e brezave! Poezia është shkruar nga mësuesi Gëzim Dalliu.

IMAZH I DITURISË


Në ëndërr buzëqesh,

me dorë më ledhaton,

shpirtin tënd e ndesh,

kudo që jam më zgjon.


Je imazhi  i diturisë,

flori  je në përjetësi,

Gojëmbli i mençurisë,

buzagaz me urtësi.


Të kujtosh, është mirësi,

 si një ujëvarë pa shterim.

Flisje ëmbël me maturi,

më dhe dije për udhëtim.


Fisnik je, e do mbetesh,

një  tufë lule të dhuroj.

Asnjëherë nuk tretesh,

me mall larg të përqafoj.



Shkruar nga Gëzim  Dalliu

Mësues i historisë, shkolla 9-vjeçare Shezë Peqin


©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,152 Lexime
1 vit më parë