LETËRSI

Ismail Kadare, shanse reale për të fituar Nobelin për Letërsinë

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare është edhe këtë vit në listën e autorëve që mund të fitojë Nobelin për Letërsinë. Kandidatura e Kadarese është rikonfirmuar, si zëri unik dhe origjinal i letërsisë bashkëkohore shqiptare.

Shkrimtari shqiptar me famë botërore Ismail Kadare është edhe këtë vit në listën e autorëve që mund të fitojë Nobelin për Letërsinë. Kadare ka dy mundësi këtë vit për të fituar çmimin më prestigjoz që shpërndan Akademia Suedeze për shkrimtarët e mbarë globit. 


Tashmë me një profil të njohur për lexuesit në të gjithë botën, një emër i dëgjuar për arritjet në fushën e letrave, Kadare renditet si autor që mund të fitojë një çmim Nobel. Akademia Suedeze ka shpjeguar se do të ketë dy çmime për letërsinë. Kandidatët e 2018 dhe 2019 do të shpallen gjatë vjeshtës, ndërkohë që Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka propozuar kandidaturën e shkrimtarit dhe akademikut Ismail Kadare. 


"Nuk është kurrë tepër vonë që, sipas ligjit cesarian, meritat e fituara me çmime shkojnë tek të merituarit", tha në një deklaratë Akademia e Shkencave. Kandidatura e Kadarese është rikonfirmuar, si zëri unik dhe origjinal i letërsisë bashkëkohore shqiptare.


(Përshtati P.Shtini; Portali Shkollor)

2,006 Lexime
5 vjet më parë