Kadare fiton çmimin e madh "Nonino" në Itali
Shkrimtari shqiptar Ismail Kadare është fituesi i edicionit 2018 të Çmimit Nonino, promovuar për 43 vjet nga distileria e Percoto (Udine) dhe i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e kryesuar nga nobelisti Nobel V.S. Naipaul.
Shkrimtari i madh shqiptar Ismail Kadare është fituesi i edicionit 2018 të Çmimit Nonino, promovuar për 43 vjet nga distileria e Percoto (Udine) dhe i destinuar për figura të mëdha të kulturës botërore nga një juri e kryesuar nga nobelisti Nobel V.S. Naipaul.
Çmimi i Nonino 2018 si “një mjeshtër i kohës sonë” shkon edhe për filozofin Giorgio Agamben, krijues i konceptit të “Homo Sacer”,një qenie njerëzore jeta e së cilës është e shenjtë. Gjithashtu është caktuar edhe Nonino “Risit d’Aur” (Barbat i Artë), që këtë vit i shkon projektit ndërkombëtar të bamirësisë “P(our)” themeluar në vitin 2016 nga Alex Kratena, Ryan Chetiyawardana, Jim Meehan, Simone Caporale, Monica Berg, Joerg Meyer dhe Xavier Padovani, të cilët synojnë të krijojnë një bashkësi globale të banakierëve, baristëve, somelierëve, brewmasterve, distiluesve dhe prodhuesve të verës, të cilët mund të stimulojnë dhe reinventojnë botën e pijeve përmes ideve të reja, dijeve, frymëzimeve, përvojave dhe vlerave. Ceremonia e çmimit do të zhvillohet më 27 janar, në Distilerinë Nonino në Ronchi di Percoto (Udine).
(Portali Shkollor)
Identiteti kombëtar si faktor motivues për ruajtjen dhe mësimin e gjuhës shqipe në diasporë
Udhëkryqet e nxënësve dhe mësuesve organizatorë nën atmosferën festive të nëntorit
Liri Jollja: Ekskursione formale apo edukative?