Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv / Kushi: T'i orientojmë fëmijët drejt sporteve!
Gjatë fjalës së saj në hapjen e Kampionatit të 20-të Kombëtar të Dancit Sportiv, Ministrja Kushi vuri theksin tek vlerat e sportit për sa i përket qëndrimit larg fenomeneve negative sociale e jetës pasive, si dhe kërkoi bashkëpunimin e mësuesve dhe prindërve që t'i orientojnë më shumë fëmijët drejt sportit.
Në Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan u zhvillua Kampionati i 20-të Kombëtar i Dancit Sportiv, ku morën pjesë rreth 460 djem e vajza të cilët performuan në disiplina të ndryshme.
Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e hapjes, Ministrja Kushi vuri theksin tek vlerat e sportit për sa i përket qëndrimit larg fenomeneve negative sociale e jetës pasive, si dhe kërkoi bashkëpunimin e mësuesve dhe prindërve që t'i orientojnë më shumë fëmijët drejt sportit.
Postimi i plotë i Ministres Evis Kushi:
Mirëpritëm sot në Elbasan Kampionatin e 20-të Kombëtar të Dancit Sportiv, ku 460 fëmijë e të rinj pjesëmarrës na mrekulluan me performancat e tyre në disiplina në ndryshme.
Aktivitetet fizike ndihmojnë që fëmijët të rriten të shëndetshëm, aktivë, plot energji e të qëndrojnë larg fenomeneve negative sociale e jetës pasive. Prandaj, së bashku me mësuesit dhe prindërit, kemi detyrimin që t'i orientojmë ata edhe më shumë drejt sporteve, jo vetëm në shkollë por edhe jashtë saj.
Falënderoj shumë Presidenten e Federatës së Dancit Sportiv Linda Spaho për këmbënguljen dhe përkushtimin e saj, si dhe Bashkinë e Elbasanit për kushtet optimale të krijuara në Pallatin e Sportit "Tomorr Sinani", për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të tilla me përmasa kombëtare.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Xhudistja Majlinda Kelmendi, e artë edhe në Paris
Orë mësimi e hapur me klasën e shtatë
Vajzat e volejbollit në Krutje, tradita mban gjallë pasionin