Konkurs

"Kape ofertën e studimit", eventi më i madh për projekt idenë më të mirë

Konkursi "Kape ofertën e Studimit", do të zgjasë për një periudhë dy javore, ku vetëm 50 pjesmarrës nga i gjithë vendi do të kenë mundësi të bëhen pjesë e tij. Ky konkurs, do ti përfshijë të rinjtë në një mundësi të artë, siç është përfitimi i bursave dhe trajnimeve nga universitetet më të mira.

Të gjitha shkollat, gjimnazet, universitetet, apo qofshin këto dhe qendra kursesh, shtëpi botuese, kancelari do të kenë mundësi të bëhen pjesë e konkursit më të fundit ku në fokus ka "Të nxitë dhe të prezantojë  ofertat e studimit dhe punësimit".


Konkursi do të zgjasë për një periudhë dy javore, ku vetëm 50 pjemarrës nga i gjithë vendi do të kenë mundësi të bëhen pjesë e konkursit.

Nxënësit që do të bëhen pjesë e këtij projekti me anë të projekt ideve të tyre, do të kenë mundësi të fitojnë bursa studimi dhe trajnime nëse kapin tre vendet e para.

Për të kapur këtë ofertë studimi kriteri i vetëm është të shpallet si projekti më i mirë, ku vetëm projekt ideja me më shumë pëlqime do të shpallet fitues.


Katër  janë fushat ku maturantët dhe gjimnazistët do të kapin mundësinë unike për të paraqitur idetë e tyre  dhe për të marrë pjesë në këtë konkurs si përshembull, do të vlerësohet:

  • Projekti më i mirë në Arkitekturë
  • Ideja më inovatore në teknologji
  • Ideja më e mirë e biznesit                   
  • Projekti më i mirë në agrikulturë   


Eventi do të zhvillohet në një pikë kalimi tepër strategjike siç është pedonalja “Murat Toptani” Tiranë. Si dhe me një juri me persona të njohur të ekranit si Erion Kristo, Ornela Gace dhe Eni Cobani. Si dhe afati i dërgimit të projekt ideve përfundon më datë 10 shtator.  

 Të interesuarit mund të bëhen pjesë e projektit duke lexuar mbi kriteret e pjesëmarrjes të gjendura më poshtë.

- Dërgo projekt idenë në adresën [email protected]

-Follow cci_tirana në Instagram

-Follow  të gjitha institucionet arsimore të listuara në postin shpjegues të konkursit

-Shpërnda postimin në profilin tënd në instagram dhe fto miqtë të bëjnë "Like" idenë tuaj dhe të bëjnë  follow cci_tirana


Përgatiti:Marina Kërçeli


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,526 Lexime
3 vjet më parë