Kosovë

Kartolinat për festat e fundvitit

Nxënësit e klasës së II-2 në shkollën “Mileniumi i Tretë” realizuan kartolina të ndryshme për të uruar festat e fundvitit. Ata u ndihmuan nga Shqipe Hebibi- Coupet, që është prindi i një prej nxënësve të klasës.

Pasi që festat e fundvitit po afrohen, mënyra më e mirë për të shprehur dëshira dhe urime janë kartolinat. Prandaj nxënësit e klasës II-2 së bashku me prindin e klasës Znj. Shqipe Hebibi- Coupet, sot punuan kartolina të llojeve të ndryshme.

Znj. Shqipe i solli të gjitha materialet e duhura për ndërtimin e kartolinave, si dhe i udhëzoi dhe i ndërtoi ato së bashku me fëmijët. Këto kartolina i dhanë edhe më shumë hijeshi atmosferës dhe entuziazmit të festave të fundvitit. Klasa II-2 falënderojnë përzemërsisht Znj. Shqipe.

3,356 Lexime
7 vjet më parë