Studimi

Kërkoni të jetoni sa më gjatë? Luani tenis!

Rezultatet tregojnë se të merresh të paktën me një sport, mund të kesh avantazhe të mëdha për shëndetin publik dhe mund të ndihmojë mjekët dhe pacientët të shkojnë drejt një aktiviteti të lartë fizik.

Nëse luani rregullisht tenis, redukton rrezikun e vdekjes së parakohshme, ndërsa nëse frekuentoni lojën e futbollit, nuk është se sjell ndonjë avantazh të dukshëm. Kështu del nga një studim i bërë nga “Sydney Medical School” dhe i publikuar në “British Journal of Sport Medicine”.

Së bashku me tenisin, ai që “përforcon jetëgjatësinë është edhe noti, aerobia dhe çiklizmi. Përveç futbollit, janë lënë “në klasë” edhe regbia dhe vrapimi.

Kërkuesit kanë analizuar studimet të mbledhura ngavitit 1994 deri në 2008-ën në Angli dhe në Skoci, duke marrë një kampion prej më shumë se 80 mijë personash të moshës mesatare 52 vjeç. Të dhënat e grumbulluara, i përkisnin sporteve të zakonshme: në fillim ishin ato të “raketës” (Tenis, badmnigton), të ndjekura nga noti, aerobia, punë të rënda në shtëpi, ecja, futbolli, regbia dhe vrapimi.

Subjektet janë ndjekur prej nëntë vjetësh, periudhë në të cilën janë regjistruar rreth 10 mijë të vdekur. Duke e krahasuar me kuotën e subjekteve që nuk kryenin aktivitete sportive, rreziku i përgjithshëm i vdekjes ka rezultuar më i ulët me 47% për ata që praktikonin sportin e tenisit, 28% për notarët, 27% për ata që praktikonin aktivitete aerobike në palestër, përfshirë dhe kërcimin dhe 15% mes çiklistëve. Për sa u takon vdekjeve për probleme kardiovaskulare, studimi ka evidentuar një rrezik më të ulët me 56% për tenistët, 41% për ata që kryejnë not dhe 36% për ata që praktikojnë aerobinë.

“Këto rezultate tregojnë se të merresh të paktën me një sport, mund të kesh avantazhe të mëdha për shëndetin publik dhe mund të ndihmojë mjekët dhe pacientët të shkojnë drejt një aktiviteti të lartë fizik”, përfundojnë autorët e studimit.

1,763 Lexime
7 vjet më parë