
Kjo do të jetë piktura më domethënëse e festave të nëntorit, krijuar nga 11-vjeçari, Agim Doka
“Ne ende nuk mundëm të futeshim në Evropë, por shqiponjën nuk e pengon askush të fluturojë me flamurin tonë në krahë, mbi Bashkimin Evropian”- ky është mesazhi i piktorit të vogël, Agim Doka.
Pas njoftimit që Portali Shkollor ka bërë në lidhje me dërgimin nga ana juaj të krijimeve të ndryshme për festat e nëntorit, të shumtë kanë qenë të interesuarit për të ekspozuar punimet e tyre. I radhës vjen nga një nxënës i klasës së pestë në shkollën "Abdyl Paralloi". Vogëlushi 11-vjeçar nga Elbasani, Agim Doka, ka bërë një pikturë tepër domethënëse për festat e 28-29 Nëntorit. Në pikturë shfaqet në sfond Flamuri Evropian dhe mbi të shihet shqiponja, simbol e shqiptarëve, me flamurin tonë kombëtar. Vogëlushi e ka një interpretim për punimin e tij. Ai është shprehur se: “Ne ende nuk mundëm të futeshim në Evropë, por shqiponjën nuk e pengon askush të fluturojë me flamurin tonë në krahë, mbi Bashkimin Evropian”.

(Portali Shkollor)
Ta duam dhe të mbrojmë tokën
Ju prezantoj me kafshën time të preferuar
Ese “Jeta njerëzore është një dhuratë shumë e çmuar”