TË KRAHASOSH

Krahasimi than shpirtin

Prindër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezrit apo motrat e tyre sepse i fyeni. Krahasimi kultivon te fëmija zhvleftësimin për veten dhe zilinë e inatin për tjetrin.

Shpesh dëgjojmë prindër duke filluar nga nënat që i krahasojnë fëmijët e tyre me fëmijë të tjerë: “djali i shoqes time bën shumë gjëra, ndërsa fëmija im nuk bën asgjë” apo një krahasim tjetër shumë i rëndë “të gjithë nxënësit e ngrenë dorën, kur i pyet zysha, vetëm ky budallai rri si tuaf”


Prindër, mos i krahasoni fëmijët as me vëllezrit apo motrat e tyre sepse i fyeni. Mendojeni si për veten tuaj, a ju vjen mirë t’ju krahasojnë me dikë tjetër duke thënë se ai apo ajo tjetra është më e mirë se ju? Si do të ndiheshit? 


Krahasimi kultivon te fëmija zhvleftësimin për veten dhe zilinë e inatin për tjetrin. Fëmija mendon se ai tjetri i duket mamit më i mirë dhe për këtë arësye, do atë në vënd të tij. Edhe një gjë, nuk krahasohen fëmijët, jo vetëm se janë njerëz të ndryshëm, por janë ende në proçes rritje Kini kujdes prindër, më pas mos u çudisni, kur fëmija juaj të ndihet më shumë problematik se i lumtur dhe të bëhet një i rritur i pandjeshëm.



(Lira Gjika; Portali Shkollor)

5,062 Lexime
4 vjet më parë