Krenar Dunga – një nga figurat më premtuese të lidershipit rinor lokal dhe kombëtar
Krenar Dunga, vetëm 15 vjeç, po spikat si një model i lidershipit rinor përmes angazhimit aktiv në përfaqësimin e nxënësve dhe bashkëpunimit me institucionet arsimore. Me vizion, përgjegjësi dhe ambicie të qarta, ai frymëzon një brez që synon ndryshimin përmes veprimit.
Në një kohë kur angazhimi i të rinjve në vendimmarrje dhe aktivitete komunitare po merr gjithnjë e më shumë rëndësi, Krenar Dunga, vetëm 15 vjeç, po spikat si një emër që po ndërton një profil të qartë lidershipi dhe përfaqësimi rinor në nivel lokal dhe mbarëkombëtar.
I vlerësuar që në moshën 15 vjeç me çmim nderi nga Bashkia Kamëz, Krenari nuk përfaqëson vetëm një nxënës të shkëlqyer në aspektin akademik, por edhe një figurë të rrallë dhe aktive në strukturat e përfaqësimit dhe drejtimit të nxënësve. Ai mban rolin e Presidentit Lokal të ZVA Kamëz dhe njëkohësisht është drejtues i Rrjetit të Qeverive të Nxënësve për këtë zonë, ku koordinon dhe drejton presidentët e shkollave të ndryshme për organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, nisma komunitare dhe projekte që forcojnë bashkëpunimin mes nxënësve.
Përmes aftësive të tij organizative dhe komunikimit të strukturuar, ai ka ndërtuar një model funksional bashkëpunimi mes përfaqësuesve të shkollave, duke e kthyer rrjetin në një platformë aktive për ide, iniciativa dhe angazhim rinor.
Përtej nivelit lokal, Krenar Dunga ka zgjeruar angazhimin e tij edhe në bashkëpunime me institucionet qendrore arsimore. Ai është përfshirë në programin “Pas Shkolle”, ku kontribuon në procesin e vlerësimit të ideve dhe projekteve rinore si pjesë e një grupi bashkëpunues me përfaqësues të arsimit, duke sjellë perspektivën e nxënësve në këtë proces dhe duke forcuar lidhjen mes shkollës dhe institucioneve arsimore.
Ky angazhim e vendos atë në një rol të veçantë për moshën e tij, duke e kthyer në një urë lidhëse mes zërit të nxënësve dhe institucioneve vendimmarrëse në fushën e arsimit.
Megjithatë, përtej funksioneve dhe titujve, ajo që e dallon Krenarin është mënyra se si ai e kupton lidershipin: si përgjegjësi, bashkëpunim dhe shërbim ndaj komunitetit. Ai nuk e sheh përfshirjen e tij si një pozicion formal, por si një mundësi për të sjellë ndryshim real në jetën shkollore dhe për të nxitur pjesëmarrjen aktive të të rinjve.
E ardhmja e tij është e orientuar drejt fushës së mjekësisë, me një ëndërr të qartë për t’u bërë kardiolog, dhe me ambicien për të ndjekur studimet në programe ndërkombëtare të nivelit të lartë, përfshirë edhe universitete të “Ivy League”, si Oxford, Harvard apo Cambridge.
Krenari po spikatet si shembull i rrallë i një brezi të ri që nuk pret ndryshimin, por e krijon atë përmes punës, përgjegjësisë dhe angazhimit të vazhdueshëm: frymëzim për rininë shqiptare dhe jo vetëm.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Poezi nga nxënësja Steisi Ndoni, talenti i vogël me ëndrra të mëdha
“Pse e du un Shkodren?”, shkrim në gegërisht nga gjimnazistja Lorela Sinani
Ju prezantoj me kafshën time të preferuar