Poezi për mësuesit

KROI I DITURISË

Kjo është një poezi e shkruar nga Nehat Jahiu për mësuesit dhe në mënyrë të veçantë për mësuesen e tij Lumnije Vokshi Ramadani. Ju ftojmë të lexoni këto vargje të cilat flasin për aq të rëndësishëm të diturisë.

KROI I DITURISË


Dil në krua, dil në male

Mos u trembni nga tufane,

Po na vjen një Zonjë si drita

Fjalë ëmbël, fjalë florinjta.


Dil në kroje, në kopshtije

Mblidhni lule shqiptarie,

Që të bëjmë për te kurora

Të pavyshkura në kohëra.


Do ia vëmë në varr me mall

Sot e mot e kemi pranë

Si shqiponjë që shkon në male

Prek ngadalë abetare.


Dilni, dilni nëpër oda

Krahëhapur pret Orizarja

Se po vjen Drita e Shkronjës

Po vjen rrethi i kurorës.


Lumi ky komb që e don Dritën

Lum ky fshat që e vret frikën

Lum kjo tokë që do nderimin

Për lavdinë thur bekimin.


Lum ky komb që e do shkronjën

Dhe kur zjarri ia djeg dorën

Lum ai komb që don lirinë

Që do librin, diturinë


Poezi nga Nehat Jahiu

Përgatiti për publikim Kaltra Tafani 

Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë

2,853 Lexime
3 vjet më parë