Eros në një skenë teatri e baleti

.... kur vargjet e Rita Petros kthehen në lëvizje trupi

Regjisori e koreografi Arian Sukniqi i ka shndërruar vargjet e poetes Rita Petro, në lëvizje artistike të trupit për të përcjellë të gjitha ndjesitë njerëzore. “Trokitje në Ferr a Parajsë” në skenë të shtunën, ora 20:00.

Ditën e shtunë artistët më të mirë shqiptarë të teatrit dhe baletit, mblidhen bashkë në sallën e Katedrales Ortodokse për të sjellë për herë të parë një shfaqje ndryshe, shumëdimensionale. Regjisori e koreografi Arian Sukniqi i ka shndërruar vargjet e poetes Rita Petro, në lëvizje artistike të trupit për të përcjellë të gjitha ndjesitë njerëzore. 


“Trokitje në Ferr a Parajsë”, frymëzuar nga pjesa e parë e vëllimit poetik të Rita Petros “Kënga e Turmës”, është e ndërtuar tërësisht nën filozofinë e një marrëdhënieje njerëzore, duke sjellë në vëmendje se shumë e rëndësishme në jetë është dhe filozofia e marrëdhënieve seksuale. 


Ndaj dashamirësit e kulturës në kryeqytet, kanë mundësinë që të shtunën në mbrëmje në orën 20:00, të shijojnë në sallën e Kishës Ortodokse pranë Bankës së Shqipërisë, një shfaqje ndryshe me 18 artistë shqiptarë dhe të huaj, me regji dhe koreografi të Arian Sukniqit. 


Prezentë do të jenë edhe dy çifte solistësh principalë nga Opera e Athinës dhe nga Opera Nacionale e Lionit. Shfaqja është e ndërtuar mbi simbolika të cilat i qartësojnë idetë për të qenë sa më të dashura dhe sa më afër publikut. Gjithkush është pjesë e kësaj filozofie, por jo të gjithë janë të vëmendshëm për ta përdorur në mënyrë të vetëdijshme dhe për ta vënë në shërbim të rritjes së cilësisë së jetës së tyre. 


Dhe nuk është aspak rasti ta ngatërrojmë erosin me seksin. Kjo shfaqje nuk ka vulgaritet, nuk ka ekzagjerime që mund të vënë publikun në siklet. Është një frymë sa romantike aq edhe realiste. Një pjesë që nuk duhet humbur!


Për bileta:

Biletaria tek Teatri Metropol

Ora 9:00-13.00 & 17:00-20:00

Tel: 0692098386 

Çmimi: 500 lekë


(revistawho.com)

1,705 Lexime
6 vjet më parë